Europa

Valls: Franca, në rrezik nga sulmet bio-terroriste

Kryeministri francez, Manuel Valls ka paralajmëruar se Franca mund të përballet me sulme terroriste biologjike ose kimike nga grupet islamike.

Këtë deklaratë, Valls e ka bërë gjatë një fjalimi në Parlament, përpara votimit të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Ndërkohë, policia belge ka bastisur këtë të enjte 6 prona në dhe përreth Brukselit, ku dyshohet të kenë qëndruar atentatorët e Parisit, Bilal Hadfi dhe Salah Abdeslam.

Shumica e kontrolleve janë fokusuar në zonat Jette, Molenbeek dhe Laeken, bën të ditur transmetuesi televiziv belg RTBF.

Hadfi, që natën e sulmeve të Parisit u hodh në erë, kishte shtetësi franceze por jetonte prej kohësh në Belgjikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button