Home/Arte/Film/Perëndesha e kinemasë: Brigitte Bardot Film Perëndesha e kinemasë: Brigitte Bardot September 30, 20140 Less than a minute Facebook X LinkedIn Tumblr Pinterest Reddit VKontakte Odnoklassniki Pocket Për një kohë të gjatë ajo ishte krahas Marilyn Monroe simbol seksi i kinemasë. Në mesin e viteve 50-të me filmin “…përgjithmonë të josh femra.” Brigitte Bardot u ngjit në majat e suksesit. Regjisor atëherë ishte ish-bashkëshorti i saj, Roger Vadim. Ky film përcaktoi edhe imazhin e saj si aktore. Bardot u bë ikona e sensualitetit dhe tabuthyesja e kinemasë botërore. Në moshën 15 -vjeçare Bardot u bë top-modele, shumë shpejt ajo u bë një nga më të kërkuarat e Francës. Parizienja e lindur vinte nga një familje katolike konservatore. Pikërisht për këtë arsye përpjekjet e saj për të ekspozuar trupin mund të shihen si një provokim personal. Jo të gjithë e vlerësuan për këtë hap. Me aferat e saj, martesat dhe lidhjet jashtëmartesore, Brigitte Bardot tërhoqi vëmendjen gati po aq sa edhe me filmat që luante. Në vitin 1958 ajo u shfaq papritur me të dashurin e ri, këngëtarin Sascha Diestel, në një kohë që sapo ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë. Tre martesa ka shkurorëzuar Bardot, që ishte në fokusin e mediave bulevardeske, duke u bërë gruaja më e fotografuar në botë. Brigitte Bardot ka luajtur në 40 filma. Magjia e saj u jepte profilin e duhur filmave, megjithatë shumica e tyre janë harruar. Nga pikëpamja e vlerave aktoreske shumë pak filma kanë mbetur në mendje. Psh: Bashkëpunimi me Jean-Luc Godards në filmin “Përçmimi”, një film i vitit 1963 me Jack Palance. Krahas Godard, ishte Louis Malle një regjisor tjetër me shumë rëndësi për karrierën e Bardot. Me të ajo bëri tre filma: Në vitin 1965 luajti në filmin-komedi “Viva Maria”. Jeanne Moreau ishte aktorja tjetër po aq sensuale. Të dy divat i entuziazmuan spektatorët në komedinë plot aludime “Viva Maria”. Por pas fasadës së ndritshme, në jetën private e Brigitte Bardot luheshin drama të rënda. Tentativa për vetëvrasje dhe neuroza psikike, aborte dhe sëmundje – të gjitha këto e kanë shoqëruar Bardot në karrierën e saj. Lindja e djalit në vitin 1960 ishte një lumturi që zgjati shumë pak, më pas ajo e la të atin e fëmijës, aktorin Jacques Charrier dhe filloi një aferë me kolegun e tij, Sami Frey. Shumë spektakolare për opinionin publik ishte lidhja e saj me trashëgimtarin e një familjeje industrialiste gjermane, Gunter Sachs. Të dy u njohën në vitin 1966, në verë Sachs hodhi qindra trëndafila nga një helikopter mbi vilën e aktores në St. Tropez. Pak më vonë ata u martuan. Edhe kjo martësë nuk zgjati shumë – Divorci erdhi në vitin 1969, por marrëdhënia kishte përfunduar që më parë. Brigitte Bardot nuk mrekullonte vetëm publikun e kinemasë. Edhe intelektualët filluan të merreshin me fenoneminn Bardot në vitet 50-të. Simone de Beauvoir, filozofja e famshme në vitin 1959 shkruan në esenë e saj të famshme “Brigitte Bardot dhe sindromi i Lolitës”: Ajo ha kur është e uritur, dhe bën dashuri me të njëjtën thjeshtësi joceremoniale.” Edhe pse Bardot mbeti një yll, nga viti 1967 ajo nuk luajti më filma që mbeten në kujtesë nga viti 1967. Në kinema nuk po krijoheshin më radhë të gjata për aktoren. Edhe një përpjekje në vitin 1971 në një film me Claudia Cardinale mbeti një produkt i kohës; aktore të njohura, të shtrenjta dhe nga ana artistike pak të motivuara. Pas kësaj e famshmja BB bëri vetëm dy filma. Sa e suksesshme ishte në vitet e karrierës, BB aq larg i mbajti kamerat pas përfundimit të karrierës. Bardot u tërhoq në jetën private, angazhohej për kafshët dhe ekstremistët e djathtë në Francë. Që nga vitet 90-të, BB mbante lidhje me Front National, ka folur hapur kundër homoseksualëve, dhe paralajmëronte nga shtimi i të huajve në Francë. Pa mbushur 40 vjeç, aktorja u tërhoq nga bota e filmit. Në vilën “La Madrague”, asokohe fshati francez St. Tropez në Côte d’Azur, Brigitte Bardot iu kushtua pasionit të saj; angazhimit për kafshët e kërcënuara dhe të lënduara. Ajo u bë një nga mbrojtëset më të njohura në botë për kafshët, dashurinë për to ajo e kishte zbuluar që në vitet e rinisë. Sot Brigitte Bardot është një personalitet mjaft i kontestuar. Dhjetë vite rresht ajo ishte një nga aktoret më të njohura dhe të suksesshme të kinemasë botërore. Jeta e saj private sundonte titujt kryesorë. Artistë si Andy Warhol e pikturuan aktoren. Dashuria e saj për kafshët ka merituar respekt. Por angazhimi i saj për ekstremistët e djathtë ka shkaktuar debate të mëdha në Francë. Por megjithë kritikat për qëndrimet e saj politike – Brigitte Bardot është një ikonë kulturore e shekullit të 20-të. Shumë pak aktorë si ajo mishëruan një epokë të kinemasë. Jo thjesht qenia e saj kotradiktore e bën Bardot aq të mrekullueshme – figura e saj mes kultit të seksit dhe pavarësisë femërore vulosi imazhin e ri të femrës për disa dhjetëvjeçarë. September 30, 20140 Less than a minute Facebook X LinkedIn Tumblr Pinterest Reddit VKontakte Odnoklassniki Pocket Share Facebook X LinkedIn Tumblr Pinterest Reddit VKontakte Odnoklassniki Pocket Share via Email Print