Ekonomia

Prodhimet bujqësore dhe fasoni industrial rrisin eksportet shqiptare, rigjallërohen tekstilet

Në Qershor ekportet e produkteve bujqësore dhanë ndikim kryesor në rritjen e totalit të eksporteve, të ndjekur nga industria e fasonit si dhe më pak, makineri dhe pajisje, është frenuar rënia e eksporteve të tekstil-këpucëve, ndërsa kanë pësuar ulje nafta dhe mineralet, si pasojë e rënies së prodhimit vendas për shkak të uljes së cmimeve të tyre në bursat botërore.
Ndërsa eksportet në Qershor u rritën me rritje vjetore me 5,8 %, treguesit statistikorë të INSTAT flasin për një trend të përvitshëm në vitet e fundit, pasi ndikojnë direkt eksportet e disa prodhimeve bujqësore, si shalqini, perimet dhe lulshtrydhet, që sivjet kapën sasinë më të lartë në prodhim me fushat e Myzeqesë.

Kosovë-Ministria-e-Bujqësisë-planifikon-43-milionë-euro-mbështetje-për-fermerët-në-2015-1-302x200Kështu grupet: “Ushqime, pije, duhan” kontribuan me +3,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +2,8 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,8 pikë përqindje.
Sivjet në Qershor grupet që pësuan rënie të eksporteve janë “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,1 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” kanë kontribuar me -0,1 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të importeve rënia me 1.1% në Qershor, u ndikua nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” që kontribuan me +1,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,4 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,4 pikë përqindje.
Për periudhën janar-qershor, totali i eksporteve arriti në 126 miliardë lekë, me një rënie 2.3% në raport me të njëjtën periudhë të 2014-tës, ku ndikimin kryesor e dha grupi “minerale, lëndë djegëse, energji”, ndërsa tekstilet e këpucët kanë frenuar rënien.

Eksportet e mineraleve e lëndëve djegëse ranë me 21.7% për 6-mujorin në 36.9 miliardë lekë. “Bankers Petroleum”, eksportuesi më i madh në vend me naftën e fushave të Patos-Marnzës dhe Kucovës pohon se eksportet në sasi kanë qenë në rritje, por në vlerë janë më të ulëta për shkak të çmimit të ulët. Gjithsesi, ritmet e rënies së eksporteve nga kjo kompani janë ngadalësuar, pasi shtuan eksportet në muaj Maj e Qershor. Në muajt e parë të këtij viti “Bankers Petroleum” i shiti gati 40% të prodhimit kompanisë “Armo”. Gjithashtu dhe energjia dha ndikimin e vet, për shkak të eksporteve më të ulëta.

industri-11Eksportet e tekstileve e këpucëve këtë vit ndalun tendencën rënëse, duke u rritur lehtë me 1% me bazë vjetore për 6-mujorin dhe në një vlerë prej 43.7 miliardë lekë. Vjet kjo industri u zgjerua me rreth 25%, duke dhënë ndikimin kryesor në rritje në 2014-n.

Grupi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, vijon performancën pozitive, ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar. Eksportet e këtij grupi janë zgjeruar me 9.6%, në gati 20 miliardë lekë, kryesisht si rrjedhojë e performancës së mirë të gizës dhe çelikut.

Pas një stanjacioni muajt e parë të vitit, për shkak të përmbytjeve, eksportet e “ushqimeve, pijeve e duhanit” thuajse u dyfshuan në qershor, ndërsa si 6-mujor, u rrit me 29% dhe në vlerën 9.3 miliardë lekë.
Rigjallërimi i kompanive të fasonit industrial me prodhimin e pjesëve elektrike, makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit ndikoi në rritjen më të lartë në vlerë absolute nga të gjitha grupet me 55% dhe në vlerë financiare në eksportet me 6.4 miliardë lekë,

Si 6-mujor, sipas grupmallrave, tekstilet dhe këpucët janë grupi më i eksportuar me 35%, mineralet, lëndë djegëse dhe energji me 29%, material ndërtimi dhe metale me 16%, ushqimet 7% dhe grupet e tjera luhaten nën 7%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button