Kronika

Tiranë, zjarri vret një fëmijë 4 vjeç. Shpëtojnë prindërit dhe foshnja

bKa rezultuar tragjik zjarri i rënë në një pallat 8-katësh, mbrëmjen e së martës në Tiranë, duke i marrë jetën një fëmije 4 vjeç.
Zjarri nisi në ballkonin e apartamentit të familjes Nezha, e më pas u përhap në ambientet e brendshme. Flakët e para u dukën pak para orës 18:00, në katin e fundit të një pallati, në “Unazën e Re” në Tiranë.
Tre pjesëtarët e familjes mundën të dilnin nga apartamenti, por për fat të keq, fëmija i madh i çifit Nezha nuk mundi të shpëtojë. Zjarrfikëset, pas mbërritjes mundën të shuanin flakët, duke ndalur përhapjen në apartamentet e tjera.
Pavarësisht se pallati nuk ka pasur asnjë masë për mbrojtjen kundër zjarrit, apartamentet e tjera të pallatit nuk u vunë në rrezik, pasi flakët kanë qenë në katin e fundit. Policia dhe zjarrfikësit bënë evakuimin e dy bashkëshortëve Nezha dhe foshnjes së tyre.
Zjarrfikësit gjetën në banesë trupin pa jetë të katërvjeçarit, ndërsa e përcollën drejt morgut. Fëmija mendohet se ka humbur jetën si pasojë e flakëve.
Grupi hetimor nisi menjëherë ekspertizën. Fillimisht dyshohej për një shkarkesë elektrike, por më pas u zbulua se shpërthimi kishte ardhur nga një bombol gazi. Grupi hetimor do të zgjerojë hetimet e tij, duke përfshirë edhe mungesën e kushteve minimale për mbrojtjen kundër zjarrit në këtë pallat. Në spital u shoqëruan edhe tre punonjës të zjarrfikëses, të cilët u asfiksuan gjatë ushtrimit të detyrës.

Related Articles

Nje koment

  1. Një fëmijë vetëm 4 vjeç, humbi jetën duke luajtur në banesën e shtëpisë së tij, pasi ajo u përfshi nga flaket qe erdhën nga bombola e gazit. Një ditë më parë 33 persona u lënduan nga shpërthimi i një bombole gazi në një lokal ne një fshat të Pogradecit. Mes të lënduarve është edhe një 14-vjeçar i cili rrezikon seriozisht jetën pasi ka rreth 70% të trupit të djegur. Pak muaj më parë në një pastiçeri ne rrugën “Don Bosko” në kryeqytet rreth 17 persona u lënduan nga shpërthimi i një bombole gazi. Pa ekzagjerim çdo javë raportohet një banesë ose një biznes i djegur. Shkaqet e zjarrit pothuajse gjithmonë janë gazi dhe kasat elektrike. Deri kur njerëzit duhet të presin këtë vdekje të paralajmëruar?! Kur vdes një fëmijë nën flakë gishti akuzues nuk duhet të drejtohet drejt atij zjarrfikësi që u mbyt nga tymi dhe në spital askush nuk denjoi as t’i jepte oksigjen. Faji është i tjetër kujt. I atij që rri në zyra dhe zjarrin e ka parë vetëm si fjalë të shkruar në letër. Drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës, pavarësisht se e njeh shumë mirë situatën, dhe e di se bombolat e gazit dhe kasat elektrike janë faktorët kryesore te zjarrit, nuk ka nxjerre asnjë ligj për të parandaluar ngjarje të tilla. Është e pafalshme për një drejtues që në ligjin e hartuar prej tij, nuk preket asnjë prej këtyre çështjeve. Nuk ka lëshuar asnjë urdhër, nuk ka hartuar asnjë akt nënligjor që këto tragjedi të shmangeshin. Në fund ta ditës kur për faj të tij digjen shtëpi, njerëz, fëmijë a e ndjen ky drejtor veten përgjegjës, qe ka bërë një ligj për të rritur pozitat e veta, që ka ngrohur karrigen dhe s’ka bërë asnjë punë. A ndihet përgjegjës që është zvarritur si një kërmill me lëpirje de0ri në zyrën në Ministrinë e Brendshme dhe tani vegjeton. Ky është turp!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button