☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,810 ▲ +0.94% ETH $2,344 ▲ +1.47% XRP $1.3198 ▲ +2.12% SOL $101.0300 ▲ +0.47%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Serbia kërkon garanci se Greqia nuk do të njohë Kosovën, Daçiç do takohet me Kotzias

bbMinistri i jashtëm serb, Ivica Dacic ka deklaruar se shteteve europiane që nuk e kanë njohur ende Kosovën, po u bëhet presion që të ndryshojnë qëndrim. Sipas tij, presioni është “mbytës”, sidomos ndaj Greqisë dhe Rumanisë. Dacic i ka thënë gazetës serbe “Novosti” se “objektivi primar i Serbisë është që Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro të mos ndryshojnë qëndrim në çështjen e Kosovës”.  Dacic ka shtuar se e konsideron të sigurt që Spanja, Qipro dhe Sllovakia nuk do ta njohin Kosovën, ndërsa për Greqinë dhe Rumaninë ka thënë se pozicioni i tyre është i “brishtë”. Dacic tha se do të takohej me ministrin e jashtëm grek, Nikos Koztias, nga i cili, siç theksoi, pret të marrë garanci se Athina nuk do të ndryshojë qëndrim në çështjen e njohjes së Kosovës. Në Athinë lajmi është përcjellë nga mediat vendase pa asnjë lloj komenti shtesë, ndërsa nuk ka ndonjë reagim apo njoftim nga ministria e jashtme greke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.