Ekonomia

Zusi: Vlerësojmë masat e menjëhershme nga MFE, japin oksigjen për likuiditet

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi vlerësoi sot masat e menjëhershme të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur eksportuesit pas zhvlerësimit të euros.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas prezantimit të masave, Zusi vlerësoi se, masat do t’i japin frymëmarrje eksportuesve.

“Prej disa javësh rënia e kursit të euros në perceptimin tonë është një dëm i madh që po i shkaktohet ekonomisë së vendit. Eksportuesit janë skalioni i parë që u godit, por shumë shpejt do të goditen të gjithë prodhuesit. Ekonomitë e zhvilluara janë ato që eksportojnë. Bashkëpunimi me MFE-në ka qenë një ndër eksperiencat më të mira që kemi pasur. Kemi realizuar 3 takime në kohë rekord. Vlerësojmë masat superemergjente nga MFE për të dhënë oksigjen për likuiditete”, tha Zuzi.

Sipas Zusit, kjo krizë është edhe krizë për likuiditet.

“Sot biznesit prodhues i mungon 4 % xhiro cash në llogari. Është lehtësim i mirëpritur. Propozimi ynë në kohë rekord u reflektua. U dakordësuam për një takim në nivel teknik për të pasur një kuptim të plotë të dimensionit të zhvillimit ekonomik. Jemi të bindur se ky nuk është problem i disa bizneseve, por i ekonomisë dhe qytetarëve”, shtoi Zusi.

Ai informoi se, është rënë dakord për mbajtjen e një takimi teknik edhe me Bankën e Shqipërisë, me ndërmjetësimin e MFE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button