🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 102.42 ▲1.24%
ARI 4,617 ▼1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,889 ▲ +1.88% ETH $2,266 ▲ +0.46% XRP $1.4793 ▲ +3.43% SOL $91.5400 ▲ +1.16%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 102.42 ▲1.24 % ARI 4,617 ▼1.47 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 102.42 ▲1.24 % ARI 4,617 ▼1.47 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Politika

Rama pret në takim presidentin e Polonisë, Andrzej Duda

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

“Kënaqësi takimi me presidentin polak Andrzej Duda”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale. Më herët, Presidenti i Polonisë Duda u prit në takim nga Presidenti Bajram Begaj, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin ekonomik e tregtar, integrimin evropian të Shqipërisë etj.

Në pjesën e dytë të ditës së sotme Presidenti Duda do të marrë pjesë në forumin e përbashkët ekonomik, që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet. Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH). Duda ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare dy ditore. Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri.

 

 

 

Presidenti Duda u prit në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ku theksuan se “Shqipëria dhe Polonia, aleate të ngushta e të denja në NATO”. Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Poloninë dhe e falënderoi presidentin Duda për mbështetjen e fuqishme nga Polonia të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe integrimit në Bashkimin Europian. Kryetarja Nikolla vlerësoi ndihmën e Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, edhe në kuadër të Grupit të Vishegradit, si edhe sinergjinë mes Fondit të Vishegradit dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Kryetarja Nikolla e falënderoi presidentin Duda për mbështetjen e Polonisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë.

“Të dy vendet tona po mbështesin Ukrainën në luftën e saj mbrojtëse kundër agresionit të Rusisë. Polonia është më e rrezikuar se vendet e tjera të kontinentit nga ky agresion, për shkak të mbështetjes së fuqishme ndaj luftës së drejtë të Ukrainës, por edhe për shkak të pozitës gjeografike kufitare me Ukrainën”, theksoi Nikolla.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda falënderoi Nikollën për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe nënvizoi se, Polonia e konsideron Shqipërinë një aleate të ngushtë e të denjë në NATO dhe do të vijojë të mbështesë përshpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi presidenti Duda, janë të shkëlqyera dhe pa asnjë mosmarrëveshje mes tyre. Presidenti Duda vlerësoi për përparimin e jashtëzakonshëm e të gjithanshëm të Shqipërisë dhe Tiranës gjatë viteve të fundit, i cili është i dukshëm, si edhe shprehu vlerësimin për kontributin e Shqipërisë në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës dhe përpjekjet për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.