Kronika

Pogradec, ndalohet ish-punonjësi i postës; përvetësoi 50 000 lekë

Ndalohet një ish-punonjës i Postës së Pogradecit për shpërdorim detyre.

32-vjeçari Ari Shkullaku, banues në fshatin Stropckë, u ndalua pasi dyshohet se gjatë periudhës prill 2014-shkurt 2015, gjatë së cilës ka qënë punonjës në degën Postare të rrethit Pogradec, ka përvetësuar shumën prej 50 000 lekë, nga detyrimet e faturave të energjisë elektrike të disa abonentëve të fshatit Dardhas.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button