Europa

Kryeministri Valls: Franca në “rrezik” nga sulme terroriste me armë kimike e biologjike

Një deklaratë të fortë e njëkohësisht një paralajmërim nga ana e Kryeministrit Francez Manuel Valls, i cili thotë se ka një “risk”, se ekstremistët mund të përdorin armë kimike dhe biologjike kundër Francës.

“Terrorizmi goditi Francën, jo për shkak të asaj që po bën në Irak apo Siri… por për atë se cfarë është Franca”- tha Valls teksa i bëri thirrje Parlamentit Francez që të shtyjnë gjëndjen e emergjencës për 3 muaj.

“Çfarë është e re janë mënyrat e operimit; mënyrat e sulmimit dhe vrasjeve janë duke u përmirësuar gjatë kohës. Imagjinata makabre e atyre që japin urdhëra është e pafundme. Armët e luftës, prerjet e kokave, bombat kamikaze, thikat ose të gjitha këto brenda një sulmi. Sot ne nuk mund të përjashtojmë asnjë gjë dhe unë, them se, pavarësisht të gjitha masave që janë marrë deri tani, duhet të mos harrojmë se mundësia e një sulmi me armë kimike apo biologjike është një risk i mundshëm.”- ka thënë Kryeministri Valls përpara anëtarëve të Parlamentit Francez.

Sorry, there are no polls available at the moment.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button