Bota

Putin: Sot Rusia është më e fortë se çdo agresor potencial

Presidenti Vladimir Putin  është i sigurt se sot Rusia është më e fortë se çdo agresor potencial. Megjithatë, udhëheqësi rus ka paralajmëruar se ushtria ruse nuk duhet të relaksohet dhe të ulë përqendrimin. “Kemi shumë për të bërë”, pranoi Putin i cituar nga RIA.

“Megjithatë, duke marrë parasysh shumë faktorë, jo vetëm faktorët ushtarakë, por edhe historinë tonë, gjeografinë dhe gjendjen e brendshme të shoqërisë ruse, mund të pohojmë me siguri se sot Rusia është më e fortë se çdo agresor potencial”, deklaroi Presidenti Putin në një takim me ushtarakët e lartë rusë.

Komandanti suprem ka pranuar se gjendja e treshes bërthamore është në nivelin e duhur.

“Duhet të  forcojmë potencialin luftarak të forcave strategjike bërthamore, së pari me anë të komplekseve raketore të afta për kapërcimin e sistemeve të mbrojtjes nga raketat ekzistuese dhe ato të ardhshme”, theksoi ai.

Presidenti rus gjithashtu foli për objektivat e ushtrisë ruse në vitin 2017.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button