Rajoni

40 vet burg për Karaxhiç; i pafajshëm për genocid, fajtor për krime ndaj njerëzimit

Gjyqtarët në gjykatën e Hagës ka dënuar me 40 vjet burg ish-liderin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, ndaj të cilit rëndonin akuza të shumëfishta.

Në leximin e vendimit, gjykatësit e kanë shpallur Karaxhiç të pafajshëm për akuzën e genocidit, ndërsa e kanë shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit në zona të ndryshme të Bosnjes, shfarrosje, shkelje të rregullave të luftës, etj.

Vetë Karaxhiç, aktualisht 70 vjeç, i mohoi akuzat e gjykatës. Ai argumentoi se, çdo mizori e kryer ka qenë veprim personal i disa individëve dhe jo të trupave nën urdhërat e tij.

Të paktën 100 mijë persona humbën jetën gjatë luftës së Bosnjes, konflikt që zgjati rreth 4 vjet, deri në arritjen e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA në vitin 1995.

Gjyqi, në të cilin Karaxhiç vetëpërfaqësohej, zgjaste prej 8 vjetësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button