Bota

G20 – Obama premton dyfishimin e përpjekjeve për eliminimin e ISIS-it

Presidenti amerikan, Barack Obama premtoi sot dyfishimin e përpjekjeve për eliminimin ISIS-it, pas atentateve vdekjeprurëse në Paris, në prag të samitit të G20-ës që po zhvillohet në Antalia (Turqi).

“Duhet të dyfishojmë përpjekjet me anëtarët e tjerë të koalicionit antixhihadist për sigurimin e një tranzicioni paqësor në Siri dhe për eliminimin e ISIS-it”, deklaroi Obama para medias, pak përpara takimit me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Mendoj se përgjigjja jonë për terrorizmin ndërkombëtar do të konkretizohet në një mënyrë shumë të fortë dhe të ashpër në samitin e G20-ës”, deklaroi nga ana e tij Erdogan.

Të paktën 129 persona u vranë dhe rreth 300 të tjerë u plagosën pas atentateve në Paris, të premten në mbrëmje, ndërkohë që përgjgjësinë e mori grupi xhihadist, ISIS./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button