Kronika

Ngjarjet në Lazarat, gjykata lë në burg transportuesin e armëve

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar paraditen e së shtunës masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Xhulio Malo.

Malo u arrestua në Lazarat më 24 qershor, teksa po transportonte me automjetin e tij një arsenal armësh, përpara përplasjes më armë ku u vra efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, dhe u plagosën dy të tjerë.

Gjithashtu, Malo dyshohet se është anëtar i të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” në Lazarat.

Policia po vazhdon aksionin në fshatin jugor të vendit për kapjen e të kërkuarve. Mëngjesin e kësaj të shtune, policia arrestoi tre anëtarë të tjerë të grupit në fjalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button