Politika

Kakavija/ Majko zbulon ndërhyrjen e kryepeshkopit Janullato: I kërkova angazhim që kriza të përmbyllej sa më shpejt

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka zbuluar ndërhyrjen e kryepeshkopit Anastas, sa i takon krizës së krijuar në Kakavijë me radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë që kërkonin të ktheheshin në vendet e tyre të punës, në Greqi.
Majko falënderon strukturat shtetërore dhe në mënyrë të veçantë angazhimin e kryepeshkopit Janullatos që kriza të përmbyllej sa më shpejt, ndërkohë që ka dhe një përgjigje për kritikët.

“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi. Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan.”- shkruan Majko.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button