Kosova

Veseli: Me nderim përkujtojmë Betejën e Koshares

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha të enjten se me nderim përkujtojnë Betejën e Koshares.

veseli-me-nderim-p-euml-rkujtojm-euml-betej-euml-n-e-koshares_hd“Sot, me nderim përkujtojmë Betejën e Koshares.

Në pranverën e vitit 1999, djem e vajza nga të gjitha pjesët e Kosovës, por edhe nga trevat tjera shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së, shënuan një nga faqet më të ndritura të luftës sonë për liri. Ata thyen kufirin e dhunshëm, i cili për gati një shekull i kishte ndarë mes për mes shqiptarët.

Përgjatë dy muaj betejash, ranë dëshmorë 113 luftëtarë dhe qindra të tjerë u plagosën.

Nderim të përjetshëm dëshmorëve të Koshares dhe të gjitha betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Nderim edhe për të gjithë ata, që në kohë të ndryshme, gjatë shekullit të kaluar, humbën jetën duke sfiduar kufirin Kosovë-Shqipëri, kufirin e fundit të përgjakshëm në Evropë!”, shkruan Veseli në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button