Kronika

Euronews: Azilkërkuesit, Shqipëria-Kosova e Mali Zi vende të sigurta, Ministri Tahiri: vendim i drejtë

Euronews i ka kushtuar një shkrim të gjatë fenomenit të azilkërkuesve në Gjermani, të cilët e kanë origjinë nga Shqipëiria, Kosova dhe Mali i zi, vende këto të cilat tashmë konsiderohen vende të sigurta.

Shkrimi nis me historinë e një shqiptari  me emrin Ahmet, dita e të cilit nis në 4:00’ të mëngjesit dhe së bashku me 80-të shqiptarë të tjerë, ai do të ndërrë një udhëtim me një avion Charter për t’u rikthyer në Shqipëri.

Ahmeti dhe 80-të personat e tjerë, janë pjesë e një grupi prej qindra e mijëra shqiptarësh e jo vetëm të mbërritur vitin e fundit në Gjermani për të kërkuar azil ekonomik, por që nuk kanë arritur ta sigurojnë atë.

Shkrimi vijon duke theksuar se ëndrrat e Ahmet janë të thyera tashmë. Ai shpresonte që pas mundimit disa ditor, apo javor për të mbërritur në Gjermani, të siguronte një vend pune, por fatkeqësisht për të, në Gjermani gjeti vetëm një biletë kthimi për në atdhe. “Lashë Greqinë për shkak të krizës dhe erdha këtu për të gjetur shpresë, por nuk i’a dola. Do doja të më rikthenin në Greqi, sesa në Shqipëri”, thekson Ahemt Lala. “Nuk është e drejtë mënyra se si më trajtuan. Duhet të më kishin dërguar në Greqi, nga andej erdha këtu, jo nga Shqipëria”, vijon ai të deklaroi për Euronews.

Shkrimi vijon duke sqaruar vendimin e fundit të Gjermanisë për vendet e sigurita. Në shkrim fillimisht sqarohet se Gjermania, Serbia dhe Bosnja Hercegovina, së bashku me Republikën Maqedonase “fituan” vitin e shkuar statusin e vendit të sigurtë. Këtë vit këtë status e kanë marrë, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Kjo listë, pra e vendeve të sigurta, do të thotë se personat me origjinë nga këto vende nuk mund të kërkojnë Azil, pasi këto vende respektojnë të drejtat e njeriut…etj. Lidhur me listën në shkrim bëhet një pyetje, të cilës autori i përgjigjet me një reportazh në kampet ku janë strehuar azilkërkuesit: A janë vërtet vende të sigurta?

“Në Engelsberg, një qytet të vogël gjerman, ku janë strehuar migrant nga 22 vende të ndryshme, jeton dhe një çift Shqiptarësh, Klodiani dhe Merita. Të dy deklarojnë se arsyeja e largimit është varfëria. Klodiani jetonte prej 13 vitesh në Itali dhe punonte në një fabrikë. Por, kriza mbylli fabrikën dhe Klodiani u detyrua të kthehej në Shqipëri, duke kultivuar patate, me të cilat Klodiani siguron ushqimin, por jo të ardhmen. Ata janë në pritje të një vajze dhe për këtë arsye, për t’i dhënë një të ardhme pjesëtares së re të familjes  kishte ndërmarrë rrugën e vështirë të migrimit, por tashmë jetojnë me frikën e kthimit”, shkruhet në reportazhin e Euronews. Reportazhi vijon me histori të tjera, të cilat pasqyrojnë realitete të vështira, të cilat kanë detyruar shumë persona të ndërrmarrin një rrugë të gjatë, duke braktisur vatrat e tyre.

Euronews në dosjerin e saj sjell dhe një Intervistë me Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirin, i cili ka deklaruar se Gjermania ka bërë mirë që ka listuar Shqipërinë në vendet e sigurta. Sipas tij, ky është një fenomen i çuditshëm. “Kemi punuar me partnerët që të ndërmarrim masa pëMinistri-i-Puneve-te-Brendshme-Saimir-Tahirir të ndaluar këtë fenomen të çuditshëm. Nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të kërkojnë azil në vendet e BE. Shqipëria është një vend demokratik, ne po shkojmë drejt integrimit Europian dhe kjo tregon se vendi ynë plotëson kushtet e kërkuara për respektimin e të drejtave të njeriut dhe më gjerë. Po reformojmë gjyqësorin dhe po luftojmë korrpsionin, po bëjmë reforma që do ndërtojnë një ekonomi të qëndrueshme, po luftojmë varfërinë dhe këto janë masa që nuk i lejojnë askujt të kërkojë azil,” tha Tahiri.

“Edhe persona me rroga relativisht të mira kanë shkuar atje, deklaron Tahiri për Euronews. Duket më fitimprurëse që të jesh në listën e pritjes atje sesa me rrogë këtu. Shkon atje, pret për 6, 8 apo 9 muaj, edhe më shumë. Merr një shtëpi gjatë kësaj kohe. Ndonjëherë merr leje punësimi dhe merr përfitimet sociale gjatë kësaj kohe. Këto janë faktorë tërheqës dhe ftues, që e vështirësojnë punën për ne që të luftojmë këtë fenomen,”, tha Tahiri. “Duket e rehatshme të qëndrosh për një vit atje dhe të jetosh një jetë që nga distanca duhet e rehatshme, por nuk është kështu. Por tani janë pak që besojnë se do gjejnë një perspektivë atje. Do të sugjërojmë që për azilkërkuesit ilegalë, përgjigjia të vijë sa më shpejt, brenda dy javësh,” thotë Tahiri.

Ai gjithashtu deklaron për Euronews, se shqiptarët që dëshirojnë të punojnë në Gjermani kanë një mundësi të artë përmes aplikimit në rrugë zyrtare pranë Ambasadës Gjermane. “Ka rrugë ligjore për të jetuar dhe punuar në Gjermani, ska pse të zgjidhen rrugë të tjera. Fillimisht duhet të kërkosh autorizimin pranë Ambasadës Gjeramane në Tiranë. Më tej të gjesh ofertën e duhur për punë dhe gjithçka sipas ligjit. Ske pse rrezikon”, theskon Tahiri.

Euronews, lidhur me këtë mënyrë ka sjelë dhe një histori konkrete. ATë të Arditit, i cili ka aplikuar për tu punësuar si kuzhinier në Gjermani. “Plotësova formularin, kërkova vizë për Gjermani, tani pres përgjigje”, ka thënë Ardit Hajdari për euronews. “Shpresojmë të marrim përgjigje positive. Dua të punoj si kuzhinier apo ndihmës kuzhinier atje”, vijon ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button