Politika

PD: Policia hakmerret ndaj protestuesve, fushatë gjobash për ndalimin e makinave

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë se ka ndërmarrë një operacion të ndëshkimit me gjoba të qytetarëve pas protestës së opozitës, duke porositur policët për gjobëvënie pa shkak.

PD-Orjela_Nebijaj28janarZëdhënësja e Partisë Demokratike, Ornela Nebijaj në një deklaratë për mediat sot, u shpreh se “menjëherë pas protestës së qytetarëve kundër çmimit të lartë të karburantit, qeveria ka nisur hakmarrjen duke e urdhëruar policinë e shtetit në një ofensivë gjobash e ndëshkimesh për drejtuesit e mjeteve që ndaluan të hënën për 5 minuta makinat. Këto janë shenjat e një regjimi që ka humbur legjitimitetin, që kërkon të nënshtrojë me forcë qytetarët e vendit. Qytetarët e vendit do të ngrihen edhe më të shumtë, edhe më të bashkuar derisa e keqja të shkulet me rrënjë”

“Partia Demokratike do të jetë në krye të protestave, që nuk do të ndalen, derisa e keqja të shkulet me rrënjë” u shpreh ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button