Kronika

Vaksinimi i fëmijëve, Beqaj: Shërbimi të ofrohet kudo dhe të jetë i sigurt

Në kuadër të javës Evropiane të Vaksinimit, në ambjentet e Ministrisë së Shendetësisë u zhvillua konferenca mbi rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve.

beqajNë takimin e ditës së hënë ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Përfaqësuese e UNICEF-it në Shqipëri Antonella Scolamiero, Përfaqësuese e Zyrës Rajonale të OBSH në Tiranë Ledia Lazëri , Arjan Bregu dhe Silva Bino të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministri Beqaj gjatë fjalës së tij, vuri theksin tek e drejta dhe rëndësia e vaksinimit për të gjjithë fëmijët.

“Vaksinimi është një e drejtë themelore e fëmijëve, dhe si e tillë, prindërit kanë përgjegjësinë ta realizojnë atë ndërsa institucionet e sistemit të kujdesit shëndetësor kanë detyrim t’ua ofrojnë dhe të krijojnë kushtet që ky shërbim të ofrohet kudo dhe të jetë i sigurt, pavarësisht kushteve social-ekonomike dhe venbanimit të tyre.

Në vendin tonë, kjo mbulesë është mbi 97% për çdo vaksinë të kalendarit kombëtar në çdo komunitet anekënd territorit të Republikës këto dy vitet e fundit”, u shreh Beqaj.

Nga ana tjetër, Beqaj tha se “ndryshimet ekonomiko-sociale e demografike që kanë ndodhur gjatë këtyre 20 viteve të fundit, e kanë rritur shkallën e rrezikut për importimin dhe përhapjen e sëmundjeve që ne tashmë i kishim eliminuar.

Megjithatë sipas tij, mungesa e rasteve me fruth në Shqipëri është një shembull tjetër i qartë që flet për rëndësinë që ka bashkërendimi i përpjekjeve dhe aksioneve të përbashkëta në këtë drejtim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button