Kronika

Pretenca, burg përjetë Gazmir Dacit, 6 vjet të atit

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit Gazmir Daci, i akuzuar për vrasje.

Duke dhënë pretencën, përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar gjithashtu 6 vjet burg për të atin e të riut, Xhelal Daci.

Gazmir Daci akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të shtetasit Valmir Kolaveri dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit, ndërsa i ati për fshehjen e armës së krimit.

Pasi kanë pranuar krimin, atë e bir përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i tyre ulet nga burgim i përjetshëm në 35 vjet heqje lirie për Gazmirin dhe nga 6 në 4 vjet për të atin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button