☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.42 ▲8.22%
ARI 5,157 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,404 ▼ -0.82% ETH $2,026 ▼ -0.41% XRP $1.3707 ▼ -0.94% SOL $85.1500 ▼ -1.45%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.42 ▲8.22 % ARI 5,157 ▼0.43 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.42 ▲8.22 % ARI 5,157 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Parlamentare

Batuta dhe tensione në Kuvend, Rama-Nokës: Ti ke detyrë të tundesh mbi kanabis

Seanca parlamentare ka qënë mjaft e tensionuar mes deputetëve të opozitës dhe kryeministrit Edi Rama. Arsimi dhe kanabisi kanë qënë në qendër të debatit që nuk ka kaluar pa batuta mes tyre.

Edi Rama: Ju (deputetëve të PD-së) jeni partia e ngelësave. Diplomat nuk janë qoftet e dajës, daja është të SHQUP-i tani nuk jep më qofte dhe nuk shpërndan indulgjenca për atë që ju mbroni.

Edi Rama-Flamur Nokës: Flamur, ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, s’ke lidhje me sistemin universitar. Meqë ma the po të them ata të cilët do të mbeten me kuota të paplotësuara do të jenë privatët. Vazhdo punën të hash dhe ti përsheshin tënd.

Edi Rama-Jozefina Topallit: Jozefinë, the ç’nuk the, po s’kuptova ca the. Aq më tepër nuk jam i sigurtë që ti e di se ça deshe me thënë. Unë fola për fakte, siç fola dhe herës tjetër kur dole këtu me atë foton. Nuk je ngritur këtu e të thuash pse po e them ku për herë të parë ia kam thënë kreut të grupit parlamentar të partisë tënde. Dhe ai vetë e ka pranuar në heshtje që ha përshesh. Nëse ju hani përshesh dhe doni që t’ju quhet antipastë te SHQUP-i para se të vini këtu, ashtu quajeni. Por fjalën përshesh ta fusni te fjalët që ju shqetësojnë kjo më duket e padrejtë. Jepini forca se po duan të shtohen ata që duan të hanë te përsheshi juaj. Unë po tërhiqem në vendin tim se këtu ka të tjerë që po hanë përshesh.

Jozefina Topalli: Më permende foton e një vajze, sepse ishte përfaqësimi i një brezi me të cilët ti ke abuzuar emocionalisht, ke ndërtuar një sistem që është ngritur mbi manipulimni për të favorizar universitete private. Ti mund të vazhdosh të flasësh me fjalorin tënd vulgar e banal të papranueshëm por ti vazhdo e fol se vetëm humb pikë e konsesuse. Ajo që unë do të them është se sot një vit ti nuk do të jesh këtu. Mbaje mend! Mbaje shënim!

Luciano Boçi-Edi Ramës: Në llum i fiton betejat ligjëruese se të pëlqen shumë.

Flamur Noka-Edi Ramës: I kanë ngel refleks që nga koha kur ishte në Francë që hante përshesh në kazanët e Parisit, por një gjë nuk e mirëkuptoj se sot nuk ishte koha të hante përshesh kryeministri në kazan… Të mos flas shumë për përsheshin e kazanin, jepini një rrotë sallami e të mbyllë gojën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.