Ekonomia

Haxhinasto inspekton punimet në projektin e kanalizimeve në Ksamil: Vlerësim rigoroz, të zbatohen afatet

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, inspektoi të shtunën punimet në dy projekte që po zbatohen në Sarandë.

Haxhinasto fillimisht inspektoi punimet në rrugën Sarandë-Ksamil dhe më pas u ndal në punimet që po kryhen në projektin për kanalizimet në Ksamil.

Sipas tij, ky projekt ka probleme në lidhje me afatet, ndërsa iu bëri thirrje kontraktorëve për përgjegjshmëri në zbatimin e tyre.

Haxhinasto deklaroi se në rast moszbatimi të afateve të kontraktuara ministria e Transportit do të jetë e ashpër duke ju hequr mundësinë për licencim. “Do të ketë një vlerësim shumë rigoroz të punimeve dhe afateve. Kjo situatë është e papranueshme”, tha ai.

Sipas kreut të MTI-së, nuk duhet të ketë papërgjeshmëri nga ana e kontraktorëve pas dëmtojnë bizneset në prag të sezonit turistik. Komuna Ksamil ndodhet në krahinën jugore të vendit në një largësi prej 12 km larg qendrës së rrethit të Sarandes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button