Europa

Qendra e grabitur e Berlinit

Sot, qendra e Berlinit është një kantier ndërtimi. Pak janë në dijeni se shumica e pronave në qendër të Berlinit u janë vjedhur familjeve hebreje.
berlinQendra e Berlinit është sinonimi i një kantieri masiv ndërtimi. Pranë kullës së televizionit dhe Rotes Rathaus, Bashkisë së Kuqe të qytetit, skelat bashkohen me njëra-tjetrën. Shumica e njerëzve nuk e dinë se pjesa më e madhe e kësaj zone ka qenë dikur në pronësi të hebrejve. Sot, përfitohet duke mos i përfshirë pronarët. Kjo është tema e një ekspozite provokative në Berlinit.
Nga 1200 ndërtesa në qendër të qytetit të Berlinit, të paktën 225 i takojnë hebrejve gjermanë. Pas vitit 1933, kur në pushtet erdhi Hitleri si kancelar, hebrejtë u përjashtuan sistematikisht nga “komuniteti kombëtar”. Si rezultat, u përshtatën ligje diskriminuese që ata të regjistronin pronën e tyre, e cila më vonë u konfiskua.
Një nga masat e përdorura për të përfituar nga pronësitë e hebrenjëve ishte heqja e nënshtetësisë, duke i detyruar ata të emigrojnë si armiq të shtetit, kështu ata mund t‘i merrnin me lehtësi pasuritë e tyre. Ata që nuk ishin larguar nga Gjermania deri në vitin 1938, vuajtën shumë gjatë masakrës së Natës së Kristaltë, ku u shkatërruan qindra biznese dhe shtëpi të hebrejve.
Pas vitit 1938 “marrja e pronave të hebrejve të Berlinit” u diskutua hapur. Ndryshe nga shumë qytete të tjerë në të gjithë Gjermaninë, prona e vjedhur nuk ra në duar private dhe as shteti nuk e bëri veten përfituesin e drejtpërdrejtë. Ekspozita “Qendra e Grabitur” në Pallatin Ephriam të Berlinit tregon detajet. Vendndodhja e vërtetë e ekspozitës ka qenë dikur e “arianizuar.”
Arsyeja pas shtetëzimit të ndërtesave? Arkitektit të preferuar të Hitlerit, Albert Speer, iu propozua të ndërtonte një kryeqytet të ri perandorak – Germania. Qendra historike e qytetit ishte vendosur të zëvendësohej nga një ndërtesë administrative monumentale. Qendra do të ishte Pallati i Madh, siç tregohet dhe në këtë fotografi, që ilustron dimensionet masive krahasuar me portën Brandenburgut.
Për këtë qëllim, Hitleri e caktoi arkitektin Speer si inspektorin e përgjithshëm të ndërtimeve të Berlinit. Të gjitha shtëpitë e hebrejve në kryeqytet u regjistruan dhe iu raportuan Speer për të shqyrtuar nëse banesa kishte apo jo të drejtë të blihej. Nëse shtëpitë ndodheshin në aksin e parashikuar Lindje-Perëndim, të cilat ndodheshin në mes të qendrës, ato do të hidheshin në erë.
“Arianizimi” ndodhte edhe në qendër të qytetit. Një rast i njohur ishte edhe ai i Wertheim. Në fund të shekullit dyqani i famshëm në Berlin është përmendur aq po sa edhe Harrods i Londrës apo Lafayette në Paris. Fotoja ilustron dyqanin hebre gjatë Lojrave Olimpike në 1936, i cili shfaqet i mbushur me një det kryqesh të thyer. Në 1 janar të 1937 kjo kompani u deklarua si gjermane.
Gjatë gërmimeve pranë Bashkisë së Kuqe në vitin 2010 u zbuluan 11 skulptura, që ishin etiketuar nga nazistët si “art dekadent”. Skulpturat ishin konfiskuar në vitin 1937 nga muzetë gjermane dhe koleksionet private dhe ishin deklaruar si të humbura ose të shkatërruara.
Jo vetëm emri i saj ka ndryshuar, por ish-Königstrasse, apo Rruga e Mbretit, pranë Bashkisë së Kuqe, nuk është më e dallueshme. Në vendin ku ndodhej dikur shtëpia nr. 50 është hapur një vend bosh. Këtu fillon dhe problemi i Berlintit me shtëpitë e “arianizuara”.
Aty ku dikur ndosheshin shtëpitë hebreje sot nuk ka shumë gjurmë. Ndoshta planet për ndërtimin e Germanias i kanë shkatërruar ato, ose bombardimi gjatë luftës dhe pas luftës qeveria e Gjermainsë Lindore i ka hequr gërmadhat e tyre.
Gjermania Lindore nuk pagoi dëmshpërblim pas Holokaustit. Argumenti? Në një vend komunist, nuk duhet të ketë pronë private. Prandaj do të ishte më mirë nëse shteti do ta kishte atë për vete. Pas ribashkimit të Gjermanisë më 1990, kur trashëgimtarët e pronave të tyre kërkuan kompesim, ata morën pagesa minimale ose nuk u paguan fare.
Në vitin 1990 personat përgjegjës vlerësuan pronat bazuar në llogaritje, të cilat përfshinin vlerën e tokës për atë periudhë kohore. Si rezultat trashëgimtarët e familjeve hebreje shpesh u paguan vetëm me 10 përqind të vlerës origjinale. Në qoftë se nga prona kishte mbetur vetëm një vend bosh vlera e kompensimit ishte shumë e ulët.
Ndërkohë, në qendër të Berlinit po bëhen ndërtesa të reja në vendet e lira – një vendodhje kryesore. Ekspozita “Prona e Grabitur” shtron pyetjen nëse kthimi i pronave duhet të rinegociohet, apo paratë nga shitjet e reja të tokave të përdoren për një fondacion.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button