roze

Vajzat e B.B. King: Babai ynë është helmuar

Vajzat e B.B King mendojnë se babai i tyre ka ndërruar jetë për shkak të helmimit.

Legjenda e muzikës “blues” vdiq në gjumë në moshën 89-vjeçare, më 14 maj, në shtëpinë e tij në Los Angeles, ku asnjë prej pjesëtarëve të familjes nuk ka qenë i pranishëm.

Edhe pse si shkak i vdekjes u përfol të ishte diabeti, vajzat e tij, Patty King dhe Karen Williams, kanë deklaruar se babai i tyre është vrarë.

“Mendojmë se babai ynë është helmuar dhe i janë dhënë substanca të çuditshme. Jaemi të sigurt që babai ynë është vrarë”, kanë deklaruar Patty dhe Karen, në një dokument të publikuar nga ‘The Associated Press’.

Patty pretendon se ka parë asistentin personal të B.B King-ut, Myron Johnson, teksa ka vendosur disa substanca të papërcaktuara në gjuhën e babait të saj çdo mbrëmje muajt e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button