Politika

Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në Rinas edhe 11,700 vaksina Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në aeroportin e Rinasit kanë ardhur edhe 11,700 vaksina Pfizer. Kështu numri në total i vaksinave Pfizer që kanë hyrë në vendin tonë ka shkuar në 858,750.

Po ashtu Rama tregon se deri tani numri i qytetarëve të vaksinuar me vaksinën Pfizer ka shkuar në 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri

Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, shkruan Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button