Kronika

Nga Dako, Koka deri te Gjici e Beleri! Zhvendosen nga Durrësi të gjithë të burgosurit VIP

Zhvendosen nga Durrësi drejt Fierit të gjithë të burgosurit “VIP”.

Të zhvendosurit janë Vangjush Dako; Lefter Koka; Alqi Bllako; Oltion Bistri; Safet Gjici; Lefter Alla; Dedan Gjoni; Fran Tuci; Xhevahir Lita; Fredi Beleri.

Sipas burimeve jo zyrtare të Anila Hoxhës, lëvizjet e të paraburgosurve janë kryer befasisht pas ngjarjeve në Peqin dhe informacioneve se të burgosurit në burgun e Durrësit po trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar.

Në sektorin “Vip”, mbaheshin ish-zyrtarë, ish-prokurorë e ish-ministra në gjykim apo nën hetim për korrupsion, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button