Te ndryshme

Vendet me perceptim më të lartë të korrupsionit

Transparency International ka publikuar Indeksin e vet të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014 (CPI), i cili renditi 175 shtete dhe territore bazuar në mënyrën sesa të korruptuara perceptohen institucionet politike dhe administrative nga shkalla 0 pikë në shumë të korruptuara në 100 pikë shumë të pastra.

dollarI hartuar nga një kombinim i sondazheve dhe vlerësimeve të ‘abuzimit me pushtetin për fitime vetjake’, indeksi është treguesi më i përdorur i korrupsionit nëpër botë.

Vendet që janë kategorizuar më poshtë, perceptohen si vende me qeverisjen më të keqe, me funksionim të rrënuar dhe të pabesueshëm të institucioneve themelore.

Katër vendet me korrupsionin më të ulët janë Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda dhe Suedia, ndërsa SHBA-ja renditet e 17-a së bashku me Barbadosin, Hong Kongun dhe Irlandën.

Shtetet që kanë dalë më mirë kanë nivele të larta të lirisë së shtypit, procese të hapura buxheti dhe mekanizma të forta llogaridhënëse. Më shumë se dy e treta e 175 shteteve në indeksin e vitit 2014 kanë marrë më pak se 50 pikë.

Mesatarja e këtij viti për shtet ishte 43 pikë nga 100 të mundshme. Të tilla janë shtete si Malta, Koreja e Jugut dhe Letonia. Ukraina që po lufton një rebelim të mbështetur nga Rusia është në vendin e 142 dhe ka 26 pikë. Rusia ka 27 pikë dhe renditet ndër vendet me korrupsion më të lartë.

Turqia dhe Kina janë ulur në kategorizimin e korruptimit, sipas Transparency International (TI) dhe monitorimi global ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar për të çrrënjosur ryshfetin dhe abuzimet me pushtetin.

Dobia e indeksit të përvitshëm të korrupsionit që del nga TI është më e saktë sesa shifrat zyrtare të dhëna nga shtetet. Organizata me bazë në Berlin publikoi të dhënat e veta me indeksin e korrupsionit të perceptuar të 175 shteteve. Turqia dhe Kina kanë pësuar rënie dhe kjo përkthehet në përkeqësim të situatës për to.

Klasifikimi i Kinës u ul me katër pikë, edhe pse qeveria komuniste e Pekinit ka nisur një fushatë për të larguar zyrtarët e korruptuar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, tha se zbulimet e Transparency International nuk shkonin në sinkron me luftën kundër korrupsionit që qeveria vendase po bënte.

Korrupsioni jo vetëm që bllokon zbatimin e të drejtave të njeriut, por gjithashtu krijon probleme në qeverisje dhe destabilitet, – tha kryetari i TI në një deklaratë në raport.

Në të nxiteshin shtetet në fund të klasifikimit që të bënin reforma radikale në interes të njerëzve të tyre. “Shtetet në majë të klasifikimit duhet të sigurohen që të mos i eksportojnë praktikat e tyre të korrupsionit në vendet në zhvillim”, – tha Ugaz.

Korrupsioni pengon rritjen ekonomike dhe përpjekjet për të përparuar në demokraci dhe për të parandaluar zyrtarët e lartë që të abuzojnë me pushtetin që iu është dhënë dhe me fondet publike për të fituar personalisht.

Ndër anëtaret e BE-së, Italia, Greqia dhe Rumania dolën në vendet me perceptim më të lartë të korrupsionit.

Shqipëria

Shqipëria renditet në vendin e 110 dhe ka 33 pikë, po aq sa në vitin 2012. Në të njëjtin vend renditet edhe Kosova, po me të njëjtat pikë. Vendet e tjera të rajonit, si Maqedonia, kanë përparime të dukshme si nga pikët, edhe nga kategorizimi. Maqedonia është në vendin e 64 ndërsa Mali i Zi në të 76 dhe Bosnjë-Hercegovina në vendin e 80.

Bullgaria renditet në vendin e 69, po ashtu edhe Rumania. Kroacia është në vendin e 61, ndërsa Hungaria në të 47.

*Burimi: Business Insider

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button