Bota

Trump: Atentati që CIA parandaloi në Rusi mund të kishte shkaktuar mijëra viktima

Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi sot se bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete të Rusisë dhe të Amerikës kishte mundësuar shmangien e mijëra viktimave duke parandaluar një projekt atentati në Shën Petersburg.

“Ata ishin në gjendje të ndalonin këta terroristë pa humbur asnjë jetë njerëzore”, theksoi Trump gjatë një fjalimi në Uashington.

“Ndoshta mijëra persona mund të ishin vrarë”, shtoi ai.

“Është në këtë mënyrë që kjo duhet të funksionojë”, vazhdoi ai, duke vlerësuar bashkëpunimin në këtë aspekt me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit kishte telefonuar të dielën presidentin amerikan dhe e kishte falënderuar për informacionet e kaluara nga CIA te Rusia dhe që mundësuan, sipas tij, të parandalohet një projekt atentati në Shën Petersburg.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button