Politika

Refugjatët, Alfano: Do shkoj në Tiranë. Negociata Rama-Renzi

Ministri i Brendshem i Italisë, Angelino Alfano shpjegoi në Bruksel punën që vendi i tij po bën me Shqipërinë për të përballuar një fluks të mundshëm të refugjatëve nga Greqia përmes vendit tonë drejt brigjeve të Pulias.

Alfano konfirmon se në lidhje me këtë çështje ka patur edhe negociata mes dy kryeministrave Rama dhe Renzi.

“E gjithë puna e bërë gjatë këtyre ditëve me Turqinë shërben, pikërisht, për këtë. Për më tepër, ne po punojmë me Shqipërinë. Kryeministri ynë me kryeministrin shqiptar. Unë me ministrin e Brendshëm shqiptar, që erdhi në Romë, javën e kaluar.

Edhe unë do të shkoj, gjatë ditëve të ardhshme, në Shqipëri për të punuar së bashku, që të bëjmë ç’është e mundur për të parandaluar terrorizmin dhe emigracionin ilegal.

Deri në këtë moment, ne nuk kemi evidenca për këtë. Ne jemi mësuar të bëjmë parashikime, por dhe të vëzhgojmë situatën.

Deri tani, nuk kemi të dhëna për fluks të jashtëzakonshëm, por me logjikë, nëse do të ketë një devijim të fluksit nga Turqia dhe nëse muret e rrugës Ballkanike do të pengonin udhëtimin deri në veri të Europës, do të mund të hapej ky shteg.

Por, këtë sot na e thotë logjika dhe jo faktet. Prandaj, ne po punojmë për të hequr supozimet, që mund të përcaktojnë të tilla gjëra negative”, deklaroi Alfano.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button