☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.64 ▼1.11%
ARI 4,033 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,119 ▼ -1.65% ETH $2,320 ▼ -2.1% XRP $1.2920 ▼ -2.85% SOL $100.3100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Basha- Jahjaga: Komisioni për Demarkacionin do të nis punën shumë shpejt

pppKomisioni “ad-hoc” i iniciuar nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për të analizuar procesin e Demarkacionit me Malin e Zi do të fillojë punën së shpejti.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja Jahjga gjatë një takimi që ka pasur me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Jahjga gjatë takimit me Bashën ka njoftuar atë për për zhvillimet e përgjithëshme në vend e më theks të veçantë ato në Kuvendin e Kosovës, si dhe për proceset tjera.

Po ashtu, ajo ka njoftuar Bashën për nismat e saj për të gjetur zgjidhje për dy marrëveshjet që po kundërshtohen nga Opozita, Asociacionin dhe Demarkacionin, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Presidentja Jahjaga e njoftoi z. Basha me nismat e saj për të gjetur zgjidhje për dy kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë më Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës dhe me procesin e shënjimit të kufirit shtetëror midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Presidentja Jahjaga tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes për qeverinë se si duhet të veprohet në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ndërsa sa i përket demarkacionit, Presidentja Jahjaga  tha se shumë shpejt do të fillojë punën një komision i pavarur me ekspertët ndërkombëtarë i cili do ta analizojë gjithë procesin”, thuhet në komunikatë.

Jahjaga dhe Basha, biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Presidentja nënvizoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces dhe kërkoi që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, shprehu mirënjohje dhe mbështetje për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë. Ai theksoi se Presidentja Jahjaga ka dëshmuar se ka qenë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe çmoi lart kontributin e saj për të ardhmen e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.