Ekonomia

Në Korçë nis festa 5-ditore e birrës

Në një atmosferë festive do të nisë sot në Korçë, maratona 5-ditore e festës së birrës “Korça”. Vendas e të huaj do të kenë mundësinë të shijojnë varietetet e birrës.

festa_birres

Kjo festë është eventi më i madh festiv në Shqipëri. Mbi 100.000 persona vizitojnë festën në 5 netët e organizimit. Sipas programit të festës, ditën e sotme do të këndojnë këngëtarët Saimir Braho dhe Vedat  Ademi band. Në përvjetorin e 7-të të kësaj feste, për herë të parë festohet me 5 ditë.

Ndërkohë që numrit të madh të vizitorëve në festë u atribuohet kryesisht hyrja falas, program mësimor, pjesëmarrje në një gamë birrash vendase dhe të huaja. Festa e Birrës është themeluar në vitin 2007 me iniciativën e Bashkisë së Korçës dhe është nderuar nga Ministria e Kulturës me çmimin e Turizmit në 2010. Ky event përveç aspektit ekonomik, promovon gjithashu vlerat kulturore, historike e organizative./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button