Politika

Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj tërhiqet nga rikandidimi për mandatin e katërt

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj është tërhequr nga kandidimi për një mandat të katërt në bashkinë e këtij qyteti.

baftjarZeqaj ka bërë me dije se do të vijojë të kryejë detyrën e tij si kryebashkiak deri në përfundim të mandatit të tij të tretë dhe se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, por as të rikandidojë për këtë post në zgjedhjet e qershorit.

“Rikandidimi nuk është as projekt, as aspiratë e imja”, deklaroi Zeqaj.

Deklaratat e kryebashkiakut të Fierit u bënë pas takimit që ky i fundit zhvilloi me kreun e bashkisë së Janinës, me të cilin firmosi një marrëveshje bashkëpunimi.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Pogradecit, Artan Shkëmbi deklaroi dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, me pretendimin se kërkonte të linte rrugën të lirë për kandidatë të tjerë që do të garojnë për këtë post në muajin qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button