Vittorio Sgarbi për Ramën: Ndër politikanët e pakët që transformoi Shqipërinë me shpirt artisti
Kryeministri Edi Rama mori pjesë si i ftuar nderi në eventin kulturor më të madh italian “Çmimi i kulturës Pio Alferano”, i cili u zhvillua gjatë kësaj fundjave në Salento.
Çmimi i kulturës “Pio Alferano” është një nga më të rëndësishmit që ndahet gjatë verës në Itali dhe në mesin e fituesve për këtë vit është edhe Kryeministri Edi Rama me ekspozitën e tij të titulluar, “Karakter i fortë, shpirt i butë.”
Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit Italian Vittorio Sgarbi i cili ishte dhe kurator i ekspozitës së Kryeministrit Rama, përmes një statusi në “Facebook”, ka vlerësuar Ramën për ekspresionin e tij si artist i cili nuk e ndan artin nga aktiviteti i tij politik.
Ai thekson se Shqipëria sot është padyshim një vend më i mirë, falë lidershipit të kryeministrit dhe artistit Edi Rama.