☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.62 ▲0.48%
ARI 4,197 ▼2.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,133 ▼ -3.47% ETH $1,621 ▼ -4% XRP $1.1140 ▼ -4.43% SOL $64.1000 ▼ -4.34%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.62 ▲0.48 % ARI 4,197 ▼2.08 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.62 ▲0.48 % ARI 4,197 ▼2.08 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Gjonaj: Reforma në drejtësi, proces i pakthyeshëm

Reforma në drejtësi, procesi i Vetingut është një proces i pakthyeshëm.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke folur dje në Kuvend u shpreh se, “reforma në Drejtësi ka nevojë për kohën e saj për t’u kryer, por vonesat në ngritjen e organeve të reja nuk kanë ardhur si pasojë e këtij procesi”.

“Jam e bindur se disa prej jush kurrsesi nuk e kishin menduar se do të shkatërrohej në këtë mënyrë kontrolli dhe pushteti që kishin mbi sistemin gjyqësor. Prandaj, sot jo pak deputetë prej opozitës, por jo vetëm, janë kundër këtij pr/ligji dhe kundër reformës në Drejtësi dhe po përpiqen të ruajnë fijet e errëta që garantojnë kontrollin mbi sistemin e Drejtësisë. Prandaj shpresojnë që reforma në Drejtësi do të dështojë”, – tha Gjonaj.

Por, theksoi ajo, “reforma në Drejtësi, procesi i Vetingut, është një proces i pakthyeshëm. Kundërshtarët e reformës janë të destinuar të dështojnë. Kundërshtarët e reformës nuk janë as të paktë në numër dhe, as të pafuqishëm dhe e dërguan dy herë ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe sollën pezullimin e saj dhe këta kundërshtarë vonuan në kohë votimin e anëtarëve të organeve të Vetingut dhe pati shtyrje në kohë të fillimit të funksionimit të këtyre organeve”.

“Kjo vonesë e për ngritjen e këtyre organeve të drejtësisë, ka sjellë nevojën për këtë nisëm. Kjo nisëm legjislative jep mundësinë për të rivendosur në afat zbatimin e reformës në Drejtësi dhe garantimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të paanshëm për qytetarët shqiptarë”, – tha Gjonaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.