Ekonomia

Ahmetaj: Pretendimet e Dhomës Gjermane të Tregtisë (DIHA) nuk përkojnë me realitetin

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në daljen tij të parë publike nga marrja e ketij posti, holli poshte deklarimet e para pak diteve te Dhomës Gjermane te Tregtisë (DIHA), për përkeqësim të klimës së biznesit. “Keto deklarata, tha Ahmetaj, nuk përkojnë me realitetin, kemi bërë reforma, rritja ekonomike 1.5% më e lartë se mesatarja e rajonit”, tha ai.

Ministri i ri i financave Arben Ahmetaj ka pohuar sot në një takim me mediat dhe deputetë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, se ekonomia reale është më mirë sesa perceptimi për të.

Ahmetaj shtoi se rritja ekonomike e vitit 2016 pritet të jetë tre herë më e lartë sesa ajo në 2013-n.

Ndërsa pak ditë më parë Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA) publikoi gjetjet e një pyetësori që e vendoin Shqipërinë në vendin e fundit ku investitorët gjermanë do investonin sërish, ministri i financave the se ky perceptim nuk përkon me realitetin.

Edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë ka qënë në nje mendje me homologët gjermane lidhur me perkeqesimin e klimes se biznesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button