☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▲0.3%
ARI 4,073 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,900 ▲ +1.07% ETH $2,350 ▲ +1.79% XRP $1.3240 ▲ +2.4% SOL $101.2900 ▲ +0.81%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ligji i ri, zbardhen 46 lejet dhe licencat që do të jepen në mënyrë elektronike

Qeveria ka evidentuar 46 lloje lejesh dhe licencash që do të jepen në mënyrë elektronike. Në Fletoren Zyrtare sot janë botuar ndryshimet në ligjin për autorizimet, lejet dhe licencat, të cilat autorizojnë Qendrën Kombëtare te Licencimit të japë këto leje në rrugë elektronike.

Sipas ndryshimeve ligjore çdo individ, pasi të jetë identifikuar elektronikisht, ka të drejtë që, në cilësinë e aplikantit apo të personit të autorizuar, të aplikojë pranë sportelit elektronik për pajisjen me një licencë, autorizim, leje apo veprim tjetër. Por me rrugë elektronike do të kryhen procedurat e ankimimit administrativ.

Veprimet pranë sportelit elektronik të QKL-së, për të cilat ky ligj kërkon identifikimin elektronik, në përputhje me legjislacionin në fuqi për identifikimin elektronik të sigurt, kryhen nëpërmjet mjeteve elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën, nëpërmjet nënshkrimit elektronik të kualifikuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik, përcaktohet në ndryshimet ligjore.

Rregullat e hollësishme teknike për ofrimin e shërbimeve nga QKL-ja nëpërmjet sportelit elektronik, përcaktohen nga Ministri i Ekonomisë. Qeveria argumenton se i ka bërë këto ndryshime ligjore për të shkurtuar procedurat borukratike për marrjen e lejeve të licencave nga personat e interesuar.

tabela 1

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.