Bota

OSCE, Italia e fundit për nga pagat reale

ItaliaItalia, konfirmohet në vendin e 20-të ( nga 34 vende) sa i përket pagave vjetore reale. Këtë e bën të ditur raporti i OSCE-së për vitin 2014. Pavarësisht se ka përmirësim në pozicionim, pagat mbeten më të ulëta se mestarja e vendeve anëtare të OSCE-së dhe të të gjitha vendeve të industrializuara përfshi edhe Spanjën.
Në aspektin e dinamikës “ rritja do të jetë e brishtë edhe për disa kohë”. Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto rritja parashikohet në 0.6% në 2015-ën dhe 1.5% në 2016-ën. Të dy shifrat janë nën mesataren e parashikuar nga Eurozona dhe OSCE-ja.
Në bazë të raportit vjetor të punësimit, të publikuar nga insitucioni parisien, paga vjetore, mesatare, reale në Itali në vitin 2014 u llogaritë në 34,561 dollarë, ndërsa mesatarja e OSCE-së është 46,533 dollarë. Shifra për Italinë është më e ulëta, pasi edhe në Spanjë pagat janë më të larta (38,386 dollarë). Në Francë kjo shifër llogaritet në 40,917 dollarë, ndërsa në Gjermani është 44,007 dollarë.
Në krye të klasifikimit qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 60.779 dollarë, që ndiqen nga Luksemburgu me 60,607 dollarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button