Ekonomia

Albpetrol i shet 30 000 tonë naftë bruto Porto Romanos, vlera 3.5 mln USD

aaaKompania Albpetrol organizoi me sukses ankandin për shitjen e 30 000 mijë tonë naftë bruto. Burimet zyrtare të kompanisë pohuan se sasia është blerë nga shoqëria Porto Romano.

Ne ankandin e zhvilluar nga nafta bruto është shitur 69.54% e brent – 3.53dollare/fuçia + K (K=0.1USD/fuçia ku ( Brent është treguesi i publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. 69.54 % është koeficienti i cili përfaqëson karakteristikat mesatare fiziko-kimike të naftës për sasinë prej 30 000 ton (pesha specifike, aciditeti i naftës, % e squfurit). – 3.53 USD/fuçia kosto mesatare totale transport, magazinim. – K- është vlera USD/fuçi e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K≥0).

Duke marrë në konsideratë këtë formulë vlera e naftës së shitur me çmimet e sotshme të bursës është 3.5 milionë dollarë, por burimet pranë kompanisë Albpetrol sqarojnë se vlera e shitjes nuk mund të përcaktohet në momentin e ankandit, pasi çmimi llogaritet në momentet që blerësi merr naftën nga depozitat e Albpetrol. Duke qenë se tërheqja e sasisë nga depozitat mund të vijojë për shumë muaj, vlera finale që përfiton Albpetrol nuk mund të përllogaritet në këtë moment.

Vendndodhja e naftës bruto të Albpetrol sha është në pikat e lëvrimit të Bankers HUB Fier, Stacioni Kucove, Stacioni Usoje, 16/1 (ARMO) Ballsh, Stacioni Zharrëz, Stacioni Sheqishte, Stacioni Gorisht.

Çmimi për fuçi që Albetrol ka përfituar nga ankandi është e përafërt me çmimin që merr kompania Bankers Petroleum për shitjen e naftës bruto. Bankers Petroleum, ka shitur mesatarisht me 17.67 dollarë fuçia ose 58% te Brent, ndërsa Albpetrol ka shitur me 17.9 dollarë fuçia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button