☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,370 ▲ +0.28% ETH $2,193 ▲ +0.65% XRP $1.4232 ▲ +0.79% SOL $86.8900 ▲ +0.74%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Presidenti Nishani vizitë zyrtare në Bosnjë, i kërkon Sarajevës njohjen e pavarësisë së Kosovës

aaPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, ku i kërkoi autoriteteve të Sarajevës të ndryshojnë qëndrim dhe të njohin pavarësinë e Kosovës. Bujar Nishani nisi vizitën zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë me idenë e qartë në mendje se do t’i kërkonte autoriteteve të Sarajevës njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidentit të Republikës iu rezervua një ceremoni zyrtare me të cilën u prit nga homologu i tij i Bosnjes dhe Hercegovinës, Dragan Çoviç, si dhe dy anëtarët e tjerë të Presidencës, Bakir Izetbegoviç dhe Mladen Ivaniç. Pas nderimeve ushtarake të rastit si dhe interpretimet e himneve kombëtar të të dy vendeve, Presidenti Nishani zhvilloi një bisedë konfidenciale me të tre përfaqësuesit e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, për të vijuar më pas me takimin mes delegacioneve përkatëse.
Në konferencën për shtyp mes Presidentit Nishani dhe Kryesuesit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Dragan Çoviç, Kreu i Shtetit shqiptar kërkoi rishikimin e qëndrimit të Sarajevës për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të të dy vendeve përmes njohjes së dokumenteve reciproke, duke i siguruar bashkëbiseduesit se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut shumë i qenësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.
Pala tjetër theksoi se shumë shpejt do të gjendej një zgjidhje për njohjen e dokumenteve të Kosovës, duke premtuar mbajtjen e një takimi me përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në Podgoricë të Malit të Zi.
Përsa i përmet marrëdhënieve me Shqipërinë, Nishani evidentoi vullnetin e Tiranës për të nxitur bashkëpunimin dypalësh dhe atë rajonal, veçanërisht në sektorin energjitik dhe të infrastrukturës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.