Kronika

Paskuqan, pastruesja lan shkollën me acid, nxënësit përfundojnë në spital

Shtatë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Jashar Hoxha”në Paskuqan kanë shfaqur probleme shëndetësore në klasë gjatë paradites së sotme dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se nxënësit e klasës së shtatë janë ndjerë keq, sapo kanë hyrë në shkollë, pasi pastruesja kishte përdorur acid për larjen e ambienteve të klasave.

Mësohet se pasi morën ndihmën e nevojshme në pavionin e Pediatrisë në QSUT, nxënësit u dërguan në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë.

Në shkollë kanë mbërritur punonjës të shëndetësisë për të bërë matjen e nivelit të acidit në ambientet e shkollës.

Ndërkohë, burime nga QSUT nuk përjashtojnë mundësinë që nxënësit të jenë helmuar nga ushqimi, pasi kanë deklaruar se para se të ndiheshin keq kishin konsumuar patatina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button