ParlamentarePolitika

Xhafaj: Të përmbysim sistemin e drejtësisë së korruptuar

Kryetari i komisionit të posaçëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se reforma në drejtësi do ta arrijë suksesin për të përmbysur atë sistem të korruptuar.

“Sot drejtësia është një sistem i kapur, pa asnjë besim nga qytetarët. Kur grupi parlamentar filloi punën krijoi bindjen se reforma do të sillte përmbysjen e këtij sistemi. Jemi të gjithë dëshmitarë se procesi që solli ndryshimet kushtetuese të këtij viti nuk ka qenë një proces i lehtë politik, por ai është ndërtuar përmes zbatimit të parimeve të gjithëpërfshirjes, transparencës dhe konsultimit me të gjithë aktorët”, ka thënë Xhafaj.

Sipas tij, “suksesi i këtij procesi lidhet me presionin e madh publik për ta ndryshuar sistemin e drejtësisë në këtë vend”.

“Rol të rëndësishëm në këtë proces kanë luajtur edhe partnerët ndërkombëtarë e kontribues të tjerë, që i dhanë një dimension më të arrirë këtij procesi”, ka deklaruar Xhafaj.

Ai ka theksuar se, “një ndër ligjet më të rëndësishme të reformës është vetting-u”, që tregon sipas tij “pa asnjë ekuivok se ne duam që sistemi i drejtësisë të ndryshojë tërësisht”.

“Janë njerëzit ata që e bëjnë ligjin human dhe në shërbim të shoqërisë. Thembra e akilit ka qenë se tek ne ligjet nuk zbatohen, se nuk jepet drejtësi por bëhet pazar me të, se ligji nuk është në mbrojtje të të varfërit, por si instrument i më të fortit”, ka vijuar Xhafaj.

Ai ka nënvizuar se, “shumë gjyqtarë e prokurorë nuk meritojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë sepse janë kthyer në taksidarë dhe flirtues me politikën dhe krimin”.

“Hapi i parë i kësaj reforme është largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, si dhe i atyre të paaftë e pa integritet, si kusht për të kthyer besimin tek shoqëria”, ka shtuar Xhafaj

Related Articles

Nje koment

  1. Z Fatmir.Fatin e shqipetareve te femijeve te tyre dhe te brezave qe do vine nuk duhen lene ne doren e Sali Berishes ,Lulezim Bashes dhe te plehrave te tyre.Kopeja e berishes do ta varrosi popullin shqipetar.Kerkoni SHBA,BE te sjelle NATO urgjentisht ne Tirane dhe te bombardohen familjet e Sali Berishes,Lulezim Bashes,Bujar Nishanit Jozefina topallit,Adriatik Llalles dhe plehrave te PD.Kjo dite do te jete clirimi I vertete I shqipetareve.Parlamenti Shqipetar douhet ta votoje kete clirim.SHBA dhe BE do tju ndihmoje per kete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button