Ekonomia

Durrës: Ankorohen në port velieri luksoz “Sea Cloud” dhe anija “Variety Voyager” me 132 turistë

Sot paradite në portin e Durrësit u ankoruan dy anije turistike me 132 udhëtarë gjithsej.

Velieri luksoz “Sea Cloud”, i cili vetëm gjatë këtij sezoni ka ardhur katër herë në Durrës dhe anija turistike “Variety Voyager”, që ankorohet për herë të parë në portin më të madh të vendit tonë, kanë mbërritur rreth orës 7.15 dhe janë ankoruar përkatësisht në kalatat 4 dhe 5.

APD ka marrë masat e sigurisë, duke zhvendosur edhe elektrovinxhat nga vendi i ankorimit.

Velieri luksoz “Sea Cloud” ka 61 turistë në bord, ndërsa anija “Variety Voyager” ka sjellë 71 të tjerë.

Velieri luksoz “Sea Cloud” dhe anija “Variety Voyager” me 132 turistë (2). Foto GQë të dy anijet me flamur maltez, kanë një gjatësi përkatësisht 109.5 dhe 61 metra. Anijet turistike që po zhvillojnë ture mesdhetare kanë mbërritur nga Kotorri (Mali i Zi) dhe sot në mbrëmje i drejtohen Sarandës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button