Ekonomia

Cani: Mosrealizimi i të ardhurave, pasojë e zhvillimit të brendshëm

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani u tha deputetëve në komisionin e ekonomisë se mosrealizimi i të ardhurave nuk ka ardhur nga evazioni, por është rezulatet i zhvilimeve pozitive në ekonominë e brendshme.

Sipas tij, të ardhurat kanë rënë për shkak të rritjes së prodhimit të brendshëm në sektorin bujqësor dhe energjitik, si dhe nga rënia e interesave në tregun bankar.

Por Ridvan Bode nga PD e cilësoi argumentin e ministrit si qesharak dhe joserioz. Ai tha se, shkurtimi i buxhetit ka vetëm një shkak: “dështimin e politikave të qeverisë”.

Kjo deklaratë shkaktoi debate të forta, me socialistët që i kujtuan ish-kryefinancierit të djathtë se gjatë kohës që ishte në pushtet e shkurtoi planin e të ardhurave me 1.5 miliardë dollarë.

Në fund, akti normativ i buxhetit, i cili shkurton me 22.4 miliardë lekë planin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat, u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button