Ekonomia

Rama shpërndan kontrata pune në administratë për 200 të rinj

Në kuadër të 25-vjetorit të Ditës së Rinisë, në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale në Katedralen Ortodokse, Kryeministri Edi Rama shpërndau 200 kontrata punësimi në administratë për të rinjtë.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, vuri në dukje rëndësinë e këtij aktiviteti, sepse 200 kontratat e punësimit për vajzat dhe djemtë, përkthehen në kontribut në administratën shtetërore.

“Unë e prita me kënaqësi zgjedhjen që bëri Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, për të bërë këtë aktivitet, i cili në cilësi është me të vërtetë shumë i rëndësishëm. Kjo sepse bëhet fjalë për 200 vajza e djem, që pasi kanë mbaruar shkollën me rezultate të mira, kanë hyrë në programin tonë të intershipit, të pjesëmarrjes në jetën e administratës publike, me qëllim për të marë 1 kontratë punë një vjeçare. Është një kontribut i posaçëm ky i juaji  sepse jemi në momentin e transformimit të administratës”.

Po ashtu, ai vuri në dukje se administrata shtetërore është një nga gjërat që ka funksionuar më keq në Shqipëri, në 25 vite me rradhë.

“Nëse do i referoheshim, atyre çka kemi bërë mirë apo keq në këto 25 vite, ne besojmë që një nga gjërat që nuk ka disktutim që e kemi shumë keq është administrata.  Një nga sfidat që kemi humbur me vite të tëra, ka qenë administrata publike. Për vite të tëra, kemi parë një rrënim të vazhdueshëm të saj, një degradim të vazhdueshëm pavarësisht se jemi përpjekur të bëjmë ligje të mira, për t’i dhënë administratës aftësinë për të thithur prurjet më të mira, sipas meritës”, nënvizoi Kryeministri.

Sipas Ramës, kjo nuk ka ndodhur sepse sipas tij, administrata është parë gjithmonë si një instrument politik.

“Kjo është arsyeja se pse administrata nuk ka funksionuar, sepse nuk është parë si shtylla vertebrale e shtetit modern por si instrument politik për të zgjatur sa më shumë pushtetin”, shtoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button