☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 86.52 ▼8.71%
ARI 5,204 ▲1.97%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.52 ▼8.71 % ARI 5,204 ▲1.97 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.52 ▼8.71 % ARI 5,204 ▲1.97 %
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

​Ministria e Kulturës do të themelojë Fondin për Industrinë e Filmit

Ministria e Kulturës e Kosovës do të themelojë Fondin për Industrinë e Filmit dhe Lehtësirat Financiare, me të cilin Kosova synon të futet në tregun ndërkombëtar të filmit në vitin 2017.

Kjo u bë e ditur sot gjatë takimi të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me Blerta Bashollin, kryetare e Shoqatës së Producentëve të Kosovës, të shoqëruar nga Shkumbin Istrefi dhe Fatmir Spahiu.

Drejtuesit e kësaj shoqate e përgëzuan ministrin Shala për këtë nismë. Ata u shprehën se ky fond, i cili, garanton lehtësira financiare për produksionet e huaja filmike, të cilat do vijnë në vendin tonë për realizimin e projekteve filmike, është jashtëzakonisht i dobishëm për afirmimin e mëtejshëm të artit dhe kulturës së Kosovës.

Sipas njoftimit per shtyp te MKK-së, drejtuesit e kësaj shoqate e njoftuan ministrin Shala me qëllimet dhe objektivat e saj dhe u shprehën se janë të gatshëm për bashkëpunim të ngushtë më MKRS-në, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të kushteve për zhvillimin e kinematografisë së Kosovës.

Ministri Shala i përgëzoi drejtuesit e kësaj shoqate për iniciativën dhe u premtoi bashkëpunim në funksion të krijimit të një klime sa më të volitshme për zhvillimin e kinematografisë së Kosovës.

Ministri u shpreh se MKRS-ja ka rritur dukshëm përkrahjen për kinematografinë e Kosovës, veçanërisht me rritjen e buxhetit dhe synon që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Më tej, ministri Shala drejtuesit e kësaj shoqate i informoi me punët që po bën MKRS-ja për përmirësimin e legjislacionit në fushën e kinematografisë dhe kulturës.

Në funksion te kësaj, u shpreh Shala, Ligji për Kinematografinë së shpejti do të shkojë në Parlament për lexim të dytë dhe me miratimin e tij, shumë çështje që lidhen me fushën e kinematografisë do të rregullohen më mirë.

Po ashtu në këtë takim ministri i informoi drejtuesit e kësaj shoqate edhe me Ligjin për Sponzorizime dhe Donacione, i cili gjithashtu është në procedurë. Ky ligj krijon mundësi të reja dhe lehtësira për financimin edhe më të madh të kulturës së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.