🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,557 ▼0.28%
DOW 46,357 ▼0.45%
NASDAQ 21,767 ▼0.34%
NAFTA 111.26 ▲11.13%
ARI 4,682 ▼2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,887 ▼ -2.74% ETH $2,056 ▼ -3.59% XRP $1.2975 ▼ -4.31% SOL $78.8900 ▼ -5.95%
S&P 500 6,557 ▼0.28 % DOW 46,357 ▼0.45 % NASDAQ 21,767 ▼0.34 % NAFTA 111.26 ▲11.13 % ARI 4,682 ▼2.73 % S&P 500 6,557 ▼0.28 % DOW 46,357 ▼0.45 % NASDAQ 21,767 ▼0.34 % NAFTA 111.26 ▲11.13 % ARI 4,682 ▼2.73 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

1 vit pas sulmeve, homazhe për “Charlie Hebdo”

Parizienët vendosën kurora lulesh dhe ndezën qirinj, pranë zyrave të vjetra të revistës “Charlie Hebdo”, në prag të 1 vjetorit të sulmeve terroriste. Qytetarët ndaluan për pak ccaste pranë godinës në Rue Nicolas-Appert, ku u inagurua edhe një pllakë në homazh të viktimave.

17 persona humbën jetën në janar të vitit të kaluar kur 2 terroristë të armatosur sulmuan redaksinë e revistës satirike dhe një supermarket hebre.

Një pllakë e dytë përkujtimore u vendos në vendin ku u vra një polic dhe një tjetër në supermarketin hebre. Të shtunën do të vendoset gjithashtu një pllakë e katërt në periferinë jugore të Montrouge ku një person i armatosur qëlloi një polic.

Aktivitetet përkujtimore do të kulmojnë me një ngjarje publike të dielën në Place de la Republique, ku parizienët do të mblidhen për të përkujtuar sulmet.

Një lis 10 metra i lartë që do të pagëzohet si pema e kujtesës do të vendoset nëshesh dhe muzikanti veteran francez Johnny Hallyday do te performojë Un Dimanche de Janvier, një këngë në kujtim të marshimit gjigand që pasoi sulmet në Paris. Në prag të 1 vjetorit të tragjedisë, “Charlie Hebdo” ngjalli sërish polemika, me kopertinën e botimit special. Në të shfaqej karikatura e Zotit të gjakosur e me një arme në shpine…”1 vit më pas, vrasësit ende në liri” – është titulli që shoqëron karikaturën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.