☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.13 ▼0.62%
ARI 4,018 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,750 ▼ -0.36% ETH $2,309 ▼ -0.32% XRP $1.2982 ▲ +0.93% SOL $99.8600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin me sulme më të ashpra

Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për sulme të tjera, që sipas tij do të jenë edhe më të ashpra, raportoi sot agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në rajon dhe përshkallëzimi të konfliktit.

Një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane u shpreh se kundërshtarët nuk e njohin plotësisht kapacitetin ushtarak të Iranit.

Sipas tij, fuqia dhe pajisjet e vendit janë shumë më të mëdha sesa perceptohet nga SHBA dhe Izraeli.

“Ju nuk dini asgjë për kapacitetet tona shumë të gjera dhe strategjike”, deklaroi zëdhënësi, duke shtuar se sulmet e deritanishme nuk kanë arritur të shkatërrojnë forcën ushtarake të Iranit.

Ai theksoi se objektivat e goditura deri tani nga SHBA dhe Izraeli janë të parëndësishme dhe nuk prekin strukturat kyçe të mbrojtjes iraniane.

Sipas tij, prodhimi strategjik ushtarak vazhdon në vende të fshehta dhe të paarritshme për kundërshtarët.

Zëdhënësi paralajmëroi se kundërshtarët nuk duhet të bien në iluzionin se kanë shkatërruar qendrat e prodhimit të raketave strategjike, dronëve me rreze të gjatë dhe sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore.

Ai përmendi gjithashtu zhvillimin e sistemeve të luftës elektronike dhe pajisjeve të tjera speciale, duke nënvizuar se këto kapacitete mbeten të paprekura dhe operative.

Sipas deklaratës, konflikti do të vazhdojë deri në kapitullimin e kundërshtarëve. Kjo retorikë tregon vendosmërinë e Iranit për të vijuar përballjen ushtarake.

Në përfundim, zëdhënësi paralajmëroi për masa edhe më të ashpra në të ardhmen, duke i bërë thirrje SHBA-së dhe Izraelit të “presin goditje më të forta”./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.