Te ndryshme

10 mënyra si të stërvitni trurin dhe të relaksoheni në të njëjtën kohë

Ne të gjithë e dimë sa të rëndësishme janë ushtrimet për trupin tonë. Por jo të gjithë janë të vetëdijshëm se edhe stërvitja e trurit është po kaq e rëndësishme sa edhe ushtrimet fizike.

Mënyra më e thjeshtë për të zhvilluar kujtesën, vetëdijen apo vullnetin është mësimi i gjërave të reja. Por duhet gjetur kohë për ta bërë çdo ditë këtë, pasi nuk është gjithmonë e lehtë.

Më poshtë po ju japim disa këshilla si të zhvilloni aftësitë konjitive.

  1. Kur keni kohë të lirë, mos shihni televizor, por lexoni një libër. Kjo zhvillon imagjinatën tuaj.
  2. Luani lojëra me kompjuter. Këto lojëra zhvillojnë taktikat dhe strategjitë e të menduarit.
  3. Niseni ditën me një gotë ujë. Kjo ndikon në rritjen e ritmit në punën tuaj.
  4. Shihni filmat në gjuhën e tyre origjinale, pra pa përkthim. Kjo ndihmon në njohjen e gjuhëve të tjera dhe rritjen e fleksibilitetit.
  5. Nëse jeni në punë, bëni një pushim dhe pini një çaj jeshil. Ai ju ndihmon që të rrisni përqendrimin.
  6. Mundësoni vetes një dremitje gjatë ditës. Ju ndihmon të jeni të vëmendshëm dhe të përqendruar.
  7. Kaloni më shumë kohë me njerëzit që janë më të zgjuar se ju. Kjo u ndihmon të zgjeroni fjalorin dhe njohuritë.
  8. Bëni ecje në ajër të pastër. Rrit produktivitetin.
  9. Merrni pjesë në debate dhe diskutime. Në këtë mënyrë ju arrini të bëheni një argumentues mjaft i mirë.
  10. Shkruani mendimet tuaj në një gazetë apo blog që keni. Kjo rrit kreativitetin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button