🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 83.33 ▲5.13%
ARI 4,086 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,356 ▲ +1.41% ETH $1,907 ▲ +1.49% XRP $1.0781 ▲ +2.62% SOL $73.5900 ▲ +0.49%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 83.33 ▲5.13 % ARI 4,086 ▼0.31 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 83.33 ▲5.13 % ARI 4,086 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Kosova

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi dhe dëshira për t’u larguar nga Kosova – çmimet dhe energjia, shqetësimet kryesore

NDI zyra në Kosovë ka bërë një sondazh të ri i realizuar me 1,200 qytetarë të rritur në gjithë Kosovën, ndërmjet 15 prillit dhe 5 majit 2026 i publikuar sot.

Rezultatet janë përcaktuar në bazë të gjinisë, rajonit dhe moshës, në përputhje me të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024.

Sipas të gjeturave kryesore qytetarët e Kosovës janë bërë më pesimistë për drejtimin e vendit, ndërsa është rritur ndjeshëm përqindja e atyre që do të largoheshin përgjithmonë po ta kishin mundësinë. Kostoja e jetesës, çmimet e energjisë dhe papunësia paraqiten si shqetësimet kryesore, derisa sigurimi shëndetësor renditet në krye të prioriteteve konkrete të qytetarëve.

Rritet numri i qytetarëve që mendojnë se Kosova po shkon në drejtim të gabuar

Sipas rezultateve, 38 për qind e të anketuarve mendojnë se gjërat në Kosovë po shkojnë në drejtim të gabuar. Vetëm 31 për qind vlerësojnë se vendi është në drejtimin e duhur, ndërsa 27 për qind nuk e shohin situatën as pozitivisht dhe as negativisht.

Krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, kur vetëm 24 për qind mendonin se Kosova po shkonte në drejtim të gabuar, kjo kategori është rritur për 14 pikë përqindjeje. Në të njëjtën periudhë, vlerësimi se vendi po ecën në drejtimin e duhur ka rënë nga 38 në 31 për qind.

Rritet përsëri dëshira për emigrim, të rinjtë më të gatshëm për t’u larguar

Rreth 62 për qind e qytetarëve thonë se do të qëndronin në Kosovë, ndërsa 28 për qind do të zgjidhnin të shpërnguleshin përgjithmonë në një shtet tjetër. Tetë për qind nuk janë të sigurt.

Dëshira për t’u larguar është rritur ndjeshëm krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, kur këtë mundësi e zgjidhnin 16 për qind e qytetarëve. Në anën tjetër, përqindja e atyre që do të qëndronin ka rënë nga 67 në 62 për qind.

Tendenca është më e theksuar te të rinjtë. Rreth 44 për qind e grupmoshës 18–24 vjeç deklarojnë se do të largoheshin nga Kosova, krahasuar me 37.1 për qind të grupmoshës 25–34 vjeç dhe 31.5 për qind të atyre nga 35 deri në 44 vjeç.

Çmimet, energjia dhe papunësia – tri problemet kryesore

Çmimet e mallrave konsiderohen si problemi më i madh për Kosovën gjatë vitit të ardhshëm, të përmendura nga 56.6 për qind e të anketuarve.

Në vendin e dytë janë çmimet dhe furnizimi me energji elektrike me 43.8 për qind, ndërsa papunësia renditet e treta me 40.2 për qind.

Korrupsioni është përmendur nga 18.1 për qind, siguria publike nga 14.7 për qind, dialogu me Serbinë nga 11.2 për qind dhe tensionet ndëretnike nga 7.8 për qind.

Rezultatet tregojnë se shqetësimet ekonomike dhe sociale kanë peshë dukshëm më të madhe sesa temat politike dhe të sigurisë.

Faturat dhe ushqimi rëndojnë më së shumti buxhetin familjar

Kur janë pyetur se cilat shpenzime janë më të vështira për t’u përballuar nga familjet e tyre, 62.3 për qind kanë përmendur faturat e shërbimeve publike.

Blerja e produkteve ushqimore është problem për 46.9 për qind të familjeve, ndërsa shpenzimet për kujdesin shëndetësor janë përmendur nga 29.8 për qind. Pagesat e kredive dhe borxheve paraqesin vështirësi për 20.8 për qind të të anketuarve.

Sigurimi shëndetësor, prioriteti kryesor i qytetarëve

Sigurimi shëndetësor është çështja më e rëndësishme konkrete për 58.3 për qind të qytetarëve.

Ai pasohet nga shërbimet cilësore në kujdesin parësor shëndetësor me 35.8 për qind dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat me 35 për qind.

Përmirësimi i cilësisë në arsim është prioritet për 25.5 për qind, luftimi i dhunës ndaj grave për 14.2 për qind, pensionet për 12 për qind dhe mungesa e çerdheve për 10.8 për qind.

Shumica mbështesin demokracinë, por 15 për qind do ta pranonin autoritarizmin

Pavarësisht pakënaqësive ekonomike dhe politike, 75.3 për qind e qytetarëve deklarojnë se demokracia është gjithmonë më e preferueshme se çdo formë tjetër e qeverisjes.

Megjithatë, 15 për qind mendojnë se në rrethana të caktuara një qeveri autoritare mund të jetë më e preferueshme, ndërsa 5.5 për qind thonë se për njerëzit si ata nuk ka rëndësi nëse regjimi është demokratik apo jodemokratik.

Korrupsioni konsiderohet kërcënimi më i madh për demokracinë nga 41.1 për qind e qytetarëve. Pas tij renditen pabarazia ekonomike me 37 për qind dhe mungesa e llogaridhënies së politikanëve me 33.3 për qind.

Dobësimi i sundimit të ligjit dhe mungesa e besimit në institucione janë përmendur nga nga 26.3 për qind, ndërsa përhapja e informatave të rreme ose mashtruese nga 20.3 për qind.

FSK-ja, Policia dhe KFOR-i institucionet më të besueshme

Duke bashkuar vlerësimet “mirë” dhe “shkëlqyeshëm”, Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon nivelin më të lartë të besimit, me rreth 95 për qind. Policia e Kosovës arrin afërsisht 93 për qind, ndërsa KFOR-i rreth 91 për qind.

Institucionet fetare vlerësohen pozitivisht nga rreth 87 për qind, Gjykata Kushtetuese nga 76 për qind dhe pushteti lokal nga rreth 73 për qind.

Në fund të renditjes gjenden partitë politike, me vetëm rreth 40 për qind vlerësime “mirë” ose “shkëlqyeshëm”. Qeveria dhe ekzekutivi arrijnë rreth 53 për qind, ndërsa Kuvendi i Kosovës rreth 52 për qind.

SHBA-ja dhe NATO-ja vazhdojnë të vlerësohen më së larti

Në një shkallë nga një deri në pesë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vlerësimin mesatar 4.70, duke u renditur të parat. NATO-ja pason me 4.68, Gjermania me 4.51 dhe Mbretëria e Bashkuar me 4.41.

Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë marrë vlerësim të njëjtë prej 4.29. Në fund të listës janë Kina me 1.35 dhe Rusia me 1.14.

Rreth 86 për qind pajtohen se SHBA-ja është mbështetësi më i madh i Kosovës, ndërsa 75 për qind e thonë të njëjtën për Bashkimin Evropian. Gjithashtu, 66 për qind besojnë se Kosova nuk mund t’ia dalë pa mbështetjen amerikane, ndërsa 68 për qind vlerësojnë se vendi nuk mund t’ia dalë pa mbështetjen e BE-së.

Më shumë gra në udhëheqjen e partive shihet si faktor pozitiv

Për 64.9 për qind të qytetarëve, prania e më shumë grave mes kandidatëve kryesorë të një partie politike përbën faktor pozitiv në vendimin e tyre për votim.

Ky qëndrim është më i përhapur te gratë, me 73.3 për qind, por mbështetet edhe nga shumica e burrave, me 56.6 për qind. Vetëm 3.4 për qind në nivel të përgjithshëm e konsiderojnë përfaqësimin më të madh të grave si faktor negativ.

Për më shumë lexo sondazhin e plotë të NDI në Kosovë./Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.