Te ndryshme

14 persona mbajnë 7 çelësat e internetit

Një sallë e sigurisë së lartë në Los Anxhelos: pas hekurave gjendet një thesar i vërtetë i teknologjisë së lartë. Çdo lëvizje apo tronditje sado e vogël, bën që dyert e saj të mbyllen automatikisht. Asnjë sinjal elektronik nuk mund të depërtojë dot brenda apo të dalë jashtë. Forcave të sigurisë fizike u ndalohet rreptësisht hyrja, siç raportonte së fundmi e përditshmja britanike “The Guardian”.

celsiMadje as Ethan Hunt, personazhi kryesor në serialin e famshëm të luajtur nga Tom Cruise “Mission Impossible”, nuk mund të bëjë përjashtim këtu.

Libri i telefonave të internetit

Organizata ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers, – në shqip: Korporata e Internetit për Emrat dhe Numrat e Certifikuar) organizon këtu – duke u këmbyer me Uashingtonin – çdo vit nga dy prej këtyre ceremonive të ashtuquajtura “nënshkrimi me çelës”, të cilat e kanë origjinën direkt nga një roman thriller me agjentë sekretë.

Mbledhja mitike në fjalë është edhe ajo që e bën të “pulsojë” dhe vetë internetin në mbarë botën.

Adresat e internetit

Adresat e internetit përbëhen nga dhjetë shifra të renditura në radhë. Në mënyrë që të dallohen më lehtë, ato zëvendësohen me emra. ICANN dëshmon një adresë në internet, një numër kodi– adresën e IP-së. Me këtë, klubi apo grupi në fjalë, kontrollon “librin e telefonit” të internetit.

Kush kontrollon ICANN-in, kontrollon Web-in

Rënia e sistemit do ta çonte mbarë internetin në kaos. Gjatë dhënies së një emri faqeje Web në shiritin e kërkimit të një brouseri, në këtë mënyrë nuk do të mund të paraqitej më asnjë faqe. Madje edhe më keq: kush ka akses në të dhënat e ICANN-it, mund të manipulonte sistemin dhe t’i dërgonte përdoruesit e internetit për shembull, nga faqe të vërteta në ato të rreme bankare. Pasojat pastaj do të ishin katastrofike.

Shtatë çelësa të veçantë, një çelës i përgjithshëm

Në të njëjtën kohë, sistemi, në rast të një katastrofe, duhej të rindizej. Për këtë janë vënë në dispozicion shtatë çelësa, të ashtuquajturit “oficerët e inkriptimit”. Këta të fundit posedojnë shtatë çelësa fizikë, që hapin sirtarët e mbyllur të pronarëve të tyre në mbarë botën.

Në sirtarët e kyçur depozitohen të ashtuquajturat “Smartcards”, ose “kartat inteligjente”. Të bashkuara, ato sigurojnë akses në një kompjuter që gjeneron sërish një çelës dixhital – d.m.th. fjalëkalimin për të dhënat e ICANN-it.

Në të njëjtën kohë, ICANN “emëron” shtatë “asistentë”. Këta të fundit nuk përmbajnë asnjë çelës fizik, por vetëm “Smartcards”, në të cilat memorizohen pjesë të kodeve. Për siguri, sipas informacioneve të britanikes “The Guardian”, një herë në vit dërgohen foto-imazhe të tyre – me “Smartcard”-in e tyre dhe të një gazete të përditshme aktuale. Kjo bën kësisoj që gjithsej të ekzistojnë pikërisht 14 çelësa-mbajtës.

Çfarë ndodh në ceremoni?

Qysh nga viti 2010,  mbajtësit e çelësave mblidhen katër herë në vit për rigjenerimin apo ribërjen e çelësit të përgjithshëm, thuhet në faqen e internetit të ICANN-it. “The Guardian” thotë se i ishte bashkuar ritualit vetëm në pranverë të vitit 2014, dhe ka raportuar se ia kishte dalë mbanë vetëm nën masa të rrepta sigurie. Hyrja apo lejimi në “vendin e shenjtë”, sigurohet me një skanim të syrit human.

Në dhomën apo sallën e sigurisë së lartë, më pas pasojnë një sërë masash për pjesëmarrësit ku në protokoll regjistrohet çdo gjë në çdo minutë. Kësisoj regjistrohen më shumë se 100 pika të rendit të ditës. Rituali transmetohet “live” në internet nga shumë kamera.

Kujdesi noterial e ka një arsye. Para pak viteve, interneti për pak sa nuk u ndodh përballë një katastrofe të vërtetë. Në atë kohë, një specialist i IT-së, me emrin Dan Kaminsky, kishte hasur në një handikap të madh sigurie në rrjetin e DNS-ve.

U deshën gjashtë muaj që të punonin specialistët më të mirë të firmave më të mëdha të internetit për tejkalimin e problemit. Që prej asaj kohe, siguria nuk ka njohur më “handikape” të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button