Ekonomia

20 vjet më pas, fondi i investimeve Anglo-Adriatika çon në arbitrazh qeverinë shqiptare

Në shkurt të këtij viti, ish-Fondi i Investimeve Anglo-Adriatika që u përzgjodh nga qeveria shqiptare në maj të vitit 1996, për të aktivizuar në privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore bonot e privatizimit, regjistroi në shkurt të këtij viti në Arbitrazhin Ndërkombëtar ICSID (Qendra ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve të investimeve) një çështje gjyqësore kundër shtetit shqiptar për mosaktivizim të licencës së investimit të bonove të privatizimit.

Për të aktivizuar bonot e privatizimit dhe letrat me vlerë në vitin 1996, në Regjistrin Tregtar të Shqipërisë u regjistruan tre fonde investimesh:

  • Fondi i investimeve “Anglo-Adriatika” në Tiranë;
  • Fondi i investimeve “Shqipëria e Re” në Tiranë;
  • Fondi i investimeve “Nobel” në Tiranë.

Fondi i investimeve “Nobel” mori vetëm licencën e përkohshme. Ky fond nuk zhvilloi më tej veprimtari kështu që, sipas legjislacionit shqiptar, veprimtaria e tij u konsiderua e mbyllur. Ndërsa fondi i investimeve “Anglo-Adriatika” dhe fondi i investimeve “Shqipëria e Re” morën licencën e përhershme. Fondi i investimeve “Shqipëria e Re” mori këtë licencë në dhjetor të vitit 1996, por veprimtaria e fondit mbeti pa u zhvilluar për shkak të situatës së krizës në Shqipëri gjatë vitit 1997 dhe më pas veprimtaria e këtij fondi u mbyll.

Fondi i investimeve “Anglo Adriatika” (FIAA) u licencua në maj të vitit 1996. Deri në pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë së tij (shkurt-mars 1997) për shkak të situatës së krizës në Shqipëri, ky fond numëronte 41,182 “bonodhënës”.

FIAA kishte në plan të investonte në sektorë të emërtuar “sektorë strategjikë” si telekomunikacioni, hidroenergjetika, burimet minerare dhe përpunuese, turizëm, materiale ndërtimi etj.

Strategjia që ndoqën vetë fondet e investimeve, për të investuar në sektorët strategjikë, shkaktoi një vonesë të gjatë për përfshirjen konkrete të tyre në procesin e privatizimit.

Njëkohësisht, ekzistenca e tregut të lirë të bonove praktikisht krijoi një paralelizëm midis, fondeve të investimeve si subjekte që duhet t’i nënshtrohen shumë kufizimeve nga njëra anë, dhe institucioneve ose personave, të cilët nuk kishin asnjë kufizim për të grumbulluar dhe për të investuar bonot e privatizimit, nga ana tjetër.

Gjithashtu, procedura e ankandit për transferimin e aksioneve pa një çmim të parallogaritur të tyre, bëri që fondet e investimeve të frenoheshin në përfshirjen e tyre, sepse ato nuk mund të përcaktonin numrin e aksioneve për të cilat ato duhej të investonin (sipas ligjit ato s’duhet të kalojnë 40 për qind të aksioneve të Sh.A.- së). Sidoqoftë, është fakt që fondet e investimeve nuk luajtën ndonjë rol në procesin e privatizimit në Shqipëri.

Tani pas 20 vitesh “Anglo Adriatika” dhe sipërmarrësi i saj irlandez Declan Ganley vendosën të çojnë në Arbitrazh qeverinë shqiptare. Çështja është regjistruar për gjykim teksa procesi ende nuk ka nisur. Qeverisë shqiptare, edhe këtë rast, i duhet të presë një tjetër faturë për t’u mbrojtur nga kompania.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button